Panorama Sport (Albania)

Vjen goli i 18-të, por Uzuni rrezikon Levën

Në dyshim për Poloninë, luan Granada 24 orë përpara

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Myrto godet edhe Burgosin, vetëm 3 pikë larg La Ligas

Myrto Uzuni nuk ndalet së shënu ari në kampionati­n spanjoll dhe në fundjavë ka tundur rrjetën për herë të 18-të në këtë sezon, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si golashënue­si më i mirë i La Liga 2. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka qenë pjesë e suksesit 3-1 në transfertë­n e Granadës ndaj Burgos, teksa ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 84-t të kësaj sfide. Pas një kundërsulm­i perfekt, ai gjuajti në shtyllën e parë duke dërguar topin në rrjetë pa i dhënë kohë portierit kundërshta­r që të reagonte, duke kaluar në avantazhin e përkohshëm 2-1 ekipin. Kështu, Granada fitoi dhe iu bashkua Levantes në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm 3 më pak se Las Palmas, që mban aktualisht vendin e parë. Dy skuadrat e para në renditje shkojnë direkt në La Liga, ndërsa katër ekipet më poshtë marrin pjesë në fazën “play off”. Sa i përket renditjes së golashënue­sve, Uzuni ka një avantazh prej 7 golash ndaj De Hare të Mirandes, i cili mban vendin e dytë.

DRIBLUESI I KOHËS – Problemi në këtë situatë, nëse mund të quhet i tillë, është ai i lidhur me Kombëtaren. Shqipëria do të luajë kualifikue­sen e parë të Europianit kundër Polonisë së Levandoski­t më 27 mars, teksa 24 orë më herët Uzuni duhet të jetë në fushë me Granadën, e cila po lufton për t’u ngjitur në elitën e futbollit iberik. Pa Brojën dhe Manajn të dëmtuar, Manaj i dëmtuar, me Cikalleshi në Arabi, shpresat e Silvinjos për një debutim të suksesshëm janë të gjitha te djaloshi i lindur në Berat. Ai është golashënue­si më i mirë shqiptar nëpër Europë dhe mund të hasë probleme te Granada, që do të tentojë ta mbajë në skuadër. Me leje “në xhep”, 27vjeçari

do ta kishte gjithsesi të vështirë, pasi do të duhej të luante dy ndeshje në më pak se 24 orë, e ndërkohë në mes do të ishte edhe një udhëtim me avion. Probleme logjistike, por edhe nevojash, ndaj mbetet për t’u parë nëse Uzuni do të driblojë dot edhe kohën...

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania