Panorama Sport (Albania)

Prenga godet dy herë me kokë Pushkashin, edhe Seferi dopietë

Mbrojtësi shkëlqen në Hungari, sulmuesi në Ukrainë

-

Herdi Prenga ka marrë rolin e një bomberi në ndeshjen e djeshme të kampionati­t hungarez, ku Honvedi i tij përballej me Pushkash Akademi dhe fitoi 3-1. Mbrojtësi shqiptar ka qenë autor i dy golave, duke ndihmuar skuadrën në të dy anët e fushës. Përtej paraqitjes pozitive në prapavijë, Prenga ka qenë vendimtar në fraksionin e dytë të lojës, teksa në minutën e 57 ishte ai i cili vendosi barazimin e përkohshëm me një gol me kokë, pas zhvillimit të një goditjeje nga këndi, duke u treguar i vëmendshëm para portierit për ta shtyrë sferën në rrjetë. Vetëm 10 minuta më vonë, Prenga tundi përsëri rrjetën me një tjetër goditje me kokë, përsëri në vijimin e një këndoreje, teksa u tregua më i sakti dhe më efikasi në duelin ajror, mes rrëmujës së zonës dhe i dha avantazhin 2-1 Honvedit. Por ai nuk ishe protagonis­ti i vetëm i duelit, pasi Albi Doka, shoku i skuadrës së Prengës, ishte ana e shëmtuar e takimit. I aktivizuar në minutën e 79 të takimit, në minutën e 86 u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, ndonëse ky episod nuk ndikoi në rezultat.

SUPER SEFERI – Ish-sulmuesi i Tiranës ishte protagonis­t në Ukrainë duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 16 minutave lojë me skuadrën e tij, Vorskla Poltava, ndonëse ndaj

Zoria Luhansk nuk mjaftoi, pasi në fund festuan miqtë 3-2. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 6-të pas një asisti nga shoku i tij i skuadrës, Ramires. Në fillim hodhi në tokë një kundërshta­r, ndërsa më pas shkundi rrjetën. Por Seferi përsëritet edhe 10 minuta më vonë, por këtë herë u tregua

i saktë nga pika e penalltisë dhe dërgoi shifrat në 2-0. Por ajo që u duk një ndeshje e mbyllur, në fund rezultoi një përmbysje e çmendur e Zorias, me dy gola në shtesë, 91 dhe 94. Gjithsesi, Seferi ndërkohë po tregon cilësitë e tij me 6 gola të shënuar në 15 ndeshje të luajtura.

 ?? ?? Herdi Prenga feston një nga golat
Herdi Prenga feston një nga golat
 ?? ?? Taulant Seferi
Taulant Seferi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania