Panorama Sport (Albania)

Marshon Vora, feston në Velipojë

Trajneri Mërgjyshi: Na presin dy sfida që mund të vendosin sezonin, jemi gati për ngjitjen

- SENAD NIKSHIQI

Kryesuesit bëjnë goleadë në transfertë ndaj Adës para kryendeshj­es me Sopotin

Vora nuk di të ndalet në Grupin A të Kate gorisë së Dytë, teksa të shtunën mposhti thellësish­t 5-2 Adën, në ndeshjen e zhvilluar në fushën sportive “Adriatik” në Velipojë. Edhe pse u mungonte sulmuesi kryesor, Jasmin Raboshta, për shkak kartonësh, kryesuesit bënë diferencën ndaj skuadrës që mbyll tabelën e klasifikim­it. Vora shënoi që në minutën e katërt me anë të Jurgen Vrapit, që nuk fali brenda zonës. Pas avantazhit të miqve, janë velipojakë­t më pas që mundohen të ekuilibroj­në lojën, por e kanë të vështirë për të krijuar raste të pastra. Pa u mbyllur ende pjesa e parë, sulmuesi Fatmir Prengaj, pas një inkursioni në krahun e djathtë, gjuan tokazi dhe dyfishon shifrat. Edhe pjesa

ADA-VORA 2-5

e dytë nis me gol për vorakët dhe këtë herë është Artur Magani ai që siguron triumfin e miqve. Por, në Velipojë ka qenë dita e Prengës, i cili bëri dopietë, ndërsa për golin që vulosi triumfin mendoi Balla. Kur rezultati ishte 0-4, Ada shënoi me Frrokun, ndërsa në fund golin e nderit e realizoi Durro, duke bërë që gjithçka të mbyllej

2-5. Ky triumf vjen për Vorën në prag të përballjes më të rëndësishm­e të sezonit që do të luajë në shtëpi ndaj Sopotit të shtunën.

TRAJNERI

Artan Mërgjyshi është i kënaqur që Vora po funksionon. “E kaluam edhe këtë pengesë, pasi e kishim vlerësuar drejt kundërshta­rin. Në pjesën e parë Ada u mundua të na përballont­e, por kemi një ekip me kualitete dhe e zgjidhëm si duhet ndeshjen. Përpara kemi dy duelet më të rëndësishm­e të sezonit, fillimisht me Sopotin në fushën tonë, e më pas me Valbonën në Tropojë, ku shpresojmë të zgjidhim edhe çështjen e ngjitjes në kategori. Presidenti ka investuar shumë dhe pavarësish­t kategorisë ku bëjmë pjesë, jemi një klub me ambicie të mëdha dhe i mirëorgani­zuar në të gjitha aspektet. Jo pa qëllim, në përbërje të Vorës ka lojtarë që kanë qenë pjesë e Superiores prej vitesh dhe kanë shumë eksperienc­ë. Kemi bërë një gërshetim edhe me disa lojtarë të rinj me perspektiv­ë. Tashmë po marrim frytet e këtij investimi të madh që ka bërë presidenti”, ka thënë trajneri i Vorës pas ndeshjes. është diferenca mes Vorës kryesuese dhe Sopotit të vendit të dytë në Grupin A. Skuadrat do të përballen të shtunën në stadiumin e ri të Vorës.

 ?? ?? Moment pas një prej golave në ndeshjen Ada-vora 2-5
Moment pas një prej golave në ndeshjen Ada-vora 2-5

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania