Panorama Sport (Albania)

Pogradeci nuk përmbahet, ngjitja është çështje golash

Topllari bën “poker”, shënojnë edhe Shyti, Berberi e Isufi

- REDI DANDALLAKU

Shtatë herë ndaj Maliqit, thellohet diferenca me Elbasanin

Vendi i parë tashmë është një çështje go lash dhe te Pogradeci e kanë shfrytëzua­r në maksimum ndeshjen e djeshme ndaj Maliqit, duke fituar me rezultatin e thellë 7-1 dhe thelluar diferencën me Elbasanin ndjekës. Duke qenë se dy skuadrat kanë pikë të barabarta dhe për më tepër përballjet mes tyre kanë përfunduar 1-1, në fund nëse gjithçka mbetet kështu, ekipin që ngjitet në Kategorinë e Parë do ta përcaktojë diferenca e golave. Kësisoj, deri më tani Pogradeci ka golavarazh­in 42-8, ndërsa Elbasani ndjekës 36-9. Diferenca

e liqenorëve është 34 gola plus, ndërsa e verdhebluv­e 27 gola. Aktualisht skuadra e Samuel Nikajt është 7 gola para nga rivali, kështu që nëse kampionati do të mbyllej sot, atëherë vendi i parë do t’i takonte Pogradecit.

NDESHJA - Pogradeci u treguan i pamëshirsh­ëm ndaj Maliqit, paçka se pjesa e parë u mbyll 2-1. Sulmuesi Eldjon Topllari ishte protagonis­t absolut i ndeshjes, duke shënuar katër gola. Që në minutën e 5-të, pas një asistimi nga Berberi,

Topllari mposht mrekullish­t Marën me një goditje vertikale. Nuk vonon shumë goli i dytë dhe sërish Topllari realizon pas një aksioni me protagonis­t Shkulakun dhe Cirkoviç. Më pas loja vijon me një shtyllë të sulmuesit, ndërsa në minutën e 27të, Maliqi befason. Është Berberi që kthen një top të gabuar te portieri dhe në atë moment përfiton Ivani, që shkurton shifrat në 21. Në minutën e 38-të, liqenorët fitojnë një penallti pas rrëzimit në zonë të Topllarit, por goditjen e Shytit e pret portieri Mara. Në pjesën e dytë pati një dominim total të Pogradecit, që shënoi me Shytin, Berberin, dy herë të tjera me Topllarin, si dhe Isufin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania