Panorama Sport (Albania)

Flamurtari mund 61-58 Tiranën, Partizani e Vllaznia bëjnë detyrën

Shfryn Mirza Alibegaj: Në Vlorë luhet 5 kundër 7

-

Kategoria e Parë e basketboll­it të femrave ka zhvilluar takimet e javës së 13-të të kampionati­t, ku vëmendjen më të madhe e ka pasur pa dyshim dueli i zhvilluar në Vlorë ndërmjet Flamurtari­t dhe Tiranës. Një ndeshje që ka dhuruar emocione dhe rivalitet të lartë në parket nga fillimi e deri në sekondën e fundit, ndërsa nuk kanë munguar as polemikat për arbitrimin. Skuadra vlonjate fitoi në shifrat 6158, duke konsolidua­r vendin e parë me 11 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara. Takimi ka nisur më mirë për Flamurtari­n që kërkonte të krijonte shkëputje, për t’i mbyllur 10 minutat e para në shifrat 1813. Edhe çereku i dytë është disi më i mirë për vendëset, të cilat fitojnë 1916 dhe kryesojnë 37-29 në përfundim të pjesës së parë. Por pas pushimit është Tirana që luan më qartë. Vajzat e trajneres Mirza Alibegaj e fitojnë periodën e tretë dhe ngushtojnë në 48-44 pas 30 minutash. Perioda e fundit është nga më të bukurat, teksa herë Tirana dhe herë Flamurtari shkojnë në avantazh të ngushtë. Një minutë e gjysmë nga fundi Flamurtari merr kryesimin 61-58, ndërsa më pas askush nuk arrin ta dërgojë më topin në kosh. Kështu, shifrat nuk ndryshojnë dhe sfida mbyllet me festën e vajzave vlonjate. Për sa u përket paraqitjev­e individual­e, Benally me 17 pikë, Omerbasiç me 16, si dhe Ndongbwo me 6 pikë e 16 ribaunde bënë diferencën për bregdetare­t. Për Tiranën më e mira ishte Palko, me 17 pikë, 8 ribaunde dhe 3 asiste. PRONONCIME­T- Trajnerja vlonjate, Elona Hasanaj, pas fitores, për “Panorama Sport”, deklaroi: “Dua të falënderoj të gjithë ata që erdhën për të na mbështetur, pasi ishin një suport i jashtëzako­nshëm. Ishte një ndeshje shumë e fortë dhe me rivalitet të lartë. Kjo ndeshje përfundimi­sht na vendosi të parët në klasifikim. Pas këtij takimi ‘play off’-in e kemi të sigurt, tri ndeshje në Vlorë dhe dy në Tiranë. Kemi gabuar shumë në mbrojtje dhe duhet të rikuperojm­ë. Para kemi Ligën Unike dhe gjysmëfina­let janë këtu në Vlorë dhe u bëj thirrje tifozëve të na mbësh

tesin. Kemi ekip shumë të mirë dhe synojmë, pse jo, që ta rrëmbejmë edhe Ligën Unike”, u shpreh Hasanaj. Ndërkohë, Mirza Alibegaj akuzoi gjykimin. Trajnerja e Tiranës tha se prej 20 vitesh kundër Flamurtari­t, ato luajnë 5 kundër 7 në fushë. “Ishte një takim i fortë. Por në fushën e Flamurtari­t që prej 20 vitesh, ne nuk luajmë 5 ndaj 5, por luajmë 5 me disa të tjerë nga mbrapa. Domethënë kur fillon analiza jonë, fillon që do të luajmë 5 me 7. Prandaj vazhdojmë punën tonë dhe zakonisht kemi dalë të humbur gjithmonë. Ato shtatë janë më të forta se pesë vajzat tona”, u shpreh Alibegaj.

NDESHJET E TJERA – Asnjë surprizë në dy ndeshjet e tjera, teksa Partizani fitoi bindshëm derbin kundër Studentit me rezultatin 52-79 (11-24, 7-18, 21-20, 13-17). Efikasitet­in më të lartë për vajzat e trajneres Eliverta Bujari e kishte kapitenia Ornela Lalaj me 12 pikë, 13 ribaunde dhe 3 asiste. Për Studentin spikati Marina Pëllumbi me 17 pikë, 13 ribaunde dhe 4 asiste. Vllaznia mundi thellë Barletin 83-39 (21-14, 20-9, 27-3, 15-13) në Shkodër. Lojtarja e ndeshjes ishte Bernarda Rreshpja, protagonis­te me tripletë dyshifrore: 20 pikë, 10 ribaunde dhe 11 asiste. ERMAL SIKA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania