Panorama Sport (Albania)

Liverpuli në qiellin e 7-të, çon Junajtidin në ferr

Ekipi i Klopit regjistron fitore historike ndaj rivalëve

-

Dopieta e Gakposë, Nunjez dhe Salah shpërfytyr­ojnë “Djajtë”

Liverpuli rilind. Kre jt papritur, ashtu siç ishte zhdukur nga radarët e një agonie të ngadaltë, që nuk dukej se do të përfundont­e. Nën shiun e “Anfield”-it ringrihet në këmbë skuadra e frikshme e Klopit, ai dominuesi i viteve të arta. Triumfon 7-0 kundër Junajtidit, firmosur falë dopietës së Gakposë, Nunjezit dhe Salahut, i cili me 129 gola në Premier lë pas shënuesin më të mirë të klubit, Robi Fauler, ndërsa qirinjtë e tortës i fik Roberto Firmino. Maturohet kështu fitorja më e thellë në histori ndaj rivalëve të përjetshëm (thyen rekordin e mëparshëm vendosur në tetor 1895, 7-1, kur përballesh­in në kategorinë e dytë). Humbja më e thellë edhe për “Djajtë”, duke barazuar rekordin e disfatës 7-0 ndaj Uolvesit në dhjetor 1931, Aston Vilës në 1930 dhe Blekbërnit në prill 1926. Junajtidi, që ëndërronte “poker”-in e trofeve këtë sezon pas suksesit në Kupën e Ligës dhe vinte pas 11 ndeshjeve pa humbje, u shpërfytyr­ua totalisht. Tani Champions-i për skuadrën e Klopit është 3 pikë larg, por

Totenhemi i vendit të 4-t ka luajtur edhe një ndeshje më shumë. Mendon Gakpo për të shmangur një pjesë të parë të gjallë që të mbyllej pa gola: në 43’ merr në të majtë një top fantastik nga Robertson, shkon drejt qendrës duke përfituar nga vendosja e gabuar e Fredit, driblon Varanin dhe mposht Gean. Vetëm një minutë pas një goli të Kasemiros,

që ishte anuluar për pozicion jashtë loje. Liverpuli e nis pjesën e dytë me prepotencë. Shënon menjëherë golin e dytë dhe e firmos Nunjez me kokë, shërbyer nga Eliot, i cili konkretizo­i një aksion në të cilin presingu i skuadrës së Klopit dërgoi në panik rivalët. Kaq shumë, sa tre minuta më vonë “Reds”-at festojnë edhe golin e 3-0: Salah shpërthen

në kundërsulm në të djathtë, gjen Gakponë në zonë dhe prekja magjike e holandezit nën top shtang De Gean. Në 66’ vjen edhe “poker”-i, goli rekord i Salahut, i 10-ti sezonal shënuar me një goditje fantastike nga brenda zone. Minuta e 75-të dhe Nunjez shënon golin e pestë, sërish me kokë, këtë herë pas krosimit të Hendersoni­t. Salah feston golin e dytë personal në 83’ dhe fton Firminon për të lënë edhe ai emrin e tij në këtë sukses historik, duke u përshëndet­ur virtualish­t me stadiumin që do të lërë në fund të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania