Panorama Sport (Albania)

Liverpuli përmirëson rekordin ndaj “Djajve”... 128 vite më vonë

Të kuqtë dërrmojnë brenda një dite historinë e Junajtidit dhe të trajnerit Ten Hag

-

Liverpuli bën ndeshjen e çmendur dhe perfekte përballë Mançester Junajtidit. Të kuqtë, të cilët kanë zhvilluar një sezon kaotik mes Premier Ligës dhe Champions-it, ku rrezikojnë të eliminohen, pasi Reali i Madridit i mundi 5-2 në “Anfield Road”, dje kanë shfryrë të gjithë vrerin e akumuluar përballë Mançester Junajtid dhe duke vendosur rekorde fantastike e shekullore.

- Liverpuli përmirësoi rekordin e fitores më të thellë ndaj Mançester Junajtid, pas plot 128 vitesh. Nëse në tetor të vitit 1895 e kishte mundur 71, dje golavarazh­i u thellua edhe më shumë.

- Mançester Junajtid pësoi humbjen e katërt më të thellë në histori, sërish në shifrat 7-0, pasi të njëjtin rezultat e kishin vuajtur në dhjetor 1931 kundër

Uolvesit, në dhjetor 1930 ndaj Aston Vilës dhe në prill 1926 kundër Blekbërn Roversit.

- 15 golat e fundit të duelit mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid, në “Anfield Road” janë realizuar të gjithë nga vendësit: Shaqiri, Shaqiri, Van Dajk, Salah, Diaz, Salah, Mane, Salah, Gakpo, Nunjez, Gakpo, Salah, Nunjez, Salah, Firmino. Në një drejtim të vetëm! - Disfata 7-0 e Mançester Junajtid në “Anfield Road” ishte më e thella në karrierën e Erik ten Hagut. Trajneri holandez nuk e kishte vuajtur kurrë një turpërim të tillë në 481 ndeshje karrierë, në të gjitha kompeticio­net. - Mohamed Salah, falë dopietës së djeshme, është shndërruar tashmë në golashënue­sin më të mirë të historisë së Liverpulit, për sa u përket golave në Premier Ligë. Afrikani u ngjit në kuotën 129 në 205 prezenca. - Mohamed Salah është futbollist­i i parë i historisë së Liverpulit, që arrin t’i shënojë Mançester Junajtid në gjashtë ndeshje, duke llogaritur të gjitha kompeticio­net. Snajper!

- Mohamed Salah ka qenë protagonis­t i 34 golave të Liverpulit deri në këtë pjesë të sezonit, falë 22 realizimev­e dhe 12 asisteve.

- Kodi Gakpo dhe Darvin Nunjez janë dyshja e parë sulmuese e Liverpulit që realizon nga një dopietë në të njëjtën ndeshje, pas Artur Godart dhe Xhejms Stjuart në vitin 1910. - Gakpo, Nunjez dhe Salah janë trioja sulmuese e katërt në historinë e Premier Ligës që shënojnë secili nga një dopietë, në të njëjtën ndeshje. Të fundit që kishin arritur ta bënin diçka të tillë ishin “tre musketierë­t” e Mançester Junajtid, Kol-jork-solskjaer.

- Kodi Gakpo është futbollist­i i pestë i Liverpulit, i cili që në sezonin e tij të parë arrin që të shënojë gol, qoftë në derbi ndaj Evertonit, ashtu sikurse ndaj Junajtidit. I fundit që kishte mundur të bënte diçka të tillë ka qenë Daniel Starrixh në sezonin 2013-2014.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania