Panorama Sport (Albania)

Klop: Jam pa fjalë, ta dinë që jemi ende këtu

“Duhet të vazhdojmë kështu, 129 golat e Salahut një çmenduri”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Liverpulit e cilëson si spektakola­re fitoren 7-0

Liverpuli është duke bërë sezonin më të dobët me të në stol, por Jyrgen Klop pa në “Anfield Road” ndaj Mançester Junajtidit se shpirti i skuadrës së tij dikur të frikshme është ende gjallë. E tregoi këtë në një prej ndeshjeve më të rëndësishm­e të sezonit dhe trajneri gjerman tha për “Sky Sports”: “Nuk kam fjalë, ishte një ndeshje spektakola­re futbolli. E shkëlqyer. Ne luajtëm futboll të nivelit më të lartë kundër një skuadre në formë. Pjesën e dytë e nisëm shumë mirë dhe fundi ishte gjithashtu. Rezultati? Ky është futboll, mund të ndodhë. Ishte nxitja për të cilën ne kishim nevojë. Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet ta dinë se ne jemi ende këtu. Nuk e kemi bërë për njëfarë kohe, por ky ishte një tregues i vërtetë i asaj që mund të jemi dhe duhet të jemi nga tani e tutje”. Trajneri gjerman uroi edhe Salahun për rekordin e golashënue­sit më të mirë të klubit në Premier Ligë: “129 gola, është një çmenduri. Është një numër i pabesueshë­m. Ai është një futbollist special. Ne e vlerësojmë atë tani, por njerëzit në të ardhmen do të shohin pas dhe thonë: ‘Uau, kemi qenë dëshmitarë të diçkaje speciale’”. Totenhemi i vendit të katërt është vetëm 3 pikë larg, por skuadra e tij ka edhe një ndeshje në dorë. Klop e di që tani gjithçka varet nga këmbët e skuadrës së tij, por ai bën kujdes: “Ndaj Junajtidit bëmë

në tërësi një ndeshje të nivelit më të lartë. Kjo është shumë e rëndësishm­e për ne. Kanë ngelur edhe 13 javë? Po, janë shumë pikë”.

GAKPO – Edhe Kodi Gakpo premton se Liverpuli do të luftojë për të hyrë mes katër vendeve të para këtë sezon:

“Ishte një ditë shumë e bukur për mua personalis­ht dhe skuadrën. Duhet të vazhdojmë si ndaj Junajtidit. Katër vendet e para janë diçka për të cilën ne po luftojmë. Është shumë e rëndësishm­e për klubin, tifozët dhe skuadrën. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë fort”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania