Panorama Sport (Albania)

Arsenali të bën me zemër, Arteta: Dramatike, s’dija ku po vrapoja

Përmbysja në 97’ sërish+5 pikë nga Siti

-

Rrezikon shumë Arsenali, por gjen një fitore ndaj Bornmëthit nga ato me shumë peshë dhe që mund të lënë shenjë në fatin e sezonit. “Topçinjtë” e shohin veten në disavantaz­h që pas 9.11 sekondash prej golit të Billing dhe në fillim të pjesës së dytë pësojnë edhe golin e dytë nga Senesi. Por në 30 minutat e fundit nis përmbysja e madhe: fillimisht shkurton Partej, ndërsa 8 minuta më vonë, në të 70-ën, Uajt barazon shifrat. Por e majta e Nelsonit në minutën e shtatë të shtesës shpërthen “Emirates” në festë. Është një gol që ridërgon Arsenalin +5 nga Mançester Siti dhe i dhuron skuadrës së Artetës një fitore, e cila ruan të paprekur distancën me ndjekëset 12 javë nga fundi i kampionati­t. ARTETA – Tekniku spanjoll tregon emocionet e golit të fitores ndaj Bornmëthit në minutën e 97-të të Nelsonit, pas së cilit ai nisi një festë të çmendur në fushë. “Është një çmenduri, ti nuk shikon më se ku je. Unë nisa të vrapoj dhe nuk e dija se ku po shkoja. Pash një fëmijë në krah dhe pastaj shkova drejt sigurisë. Por thjesht të shohësh fytyrat e të gjithëve, lojtarëve dhe tifozëve tanë me buzëqeshje­t e tyre, gëzimin në sytë e tyre, është thjesht e shkëlqyer. Ishte një

ditë e jashtëzako­nshme, një eksperienc­ë e bukur në fund. Shumë dramatike, por ia vlejti ta jetoje, sepse ishte një fund i lumtur”, tha trajneri i Arsenalit për triumfin me përmbysje 3-2. Ai shtoi gjithashtu se ishte një prej momenteve më të bukura që ai ka përjetuar në “Emirates” në 5

vitet si futbollist dhe 3 si trajner aty: “Ndoshta po, sepse ishte momenti më i zhurmshëm dhe më emocionues që ne kemi pasur së bashku. Ishte emocioni i këtij udhëtimi të bukur dhe tregoi se si tifozët dhe lojtarët janë bashkë. Fillimisht do të shijojmë këtë fitore. Le të argëtohemi pak dhe më pas

do të rinisim punën. Të fitosh katër ndeshje radhazi në Premier Ligë është shumë e vështirë. Kemi arritur tri nga këto brenda një jave dhe në mënyra të ndryshme. Në këtë ndeshje shumë gjëra ishin kundër nesh, por ne sërish gjetëm një mënyrë për ta fituar ndeshjen”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania