Panorama Sport (Albania)

Mbape kurorëzohe­t “princ”: Goli ndaj Juves, më i bukuri

-

Kilië Mbape do të shënonte emri me germa të arta në konkretizi­min ndaj Nantes, e vlefshme mbi javën e 26-të në Ligë 1. Sulmuesi francez do të dërgonte topin në kuadrat në frymën e fundit të takimit në fjalë, i cili do të përkthehej në kuotën e 201 rrjetave me "Princërit" e PSG-SË. Statistika e 24-vjeçarit bën që ai të jetë golashënue­si më i mirë në të gjithë historinë e klubit parisien. Ajo çka bie më shumë në sy është padyshim mosha e re, krahasuar me rekordmenë­t pararendës si Ibrahimovi­ç apo Edison Kavani. Hovi i Kilië nuk do të ndalej me kaq, pasi rolin e protagoniz­mit do ta zhvendoste nga fusha drejt prononcime­ve, madje nuk do të mungonin edhe disa "të vërteta": "Është privilegj të luash për ngjyrat e Parisit. Ky ekip dhe qyteti janë familja ime. I lumtur që pata mundësinë të shkruaja emrin tim në një klub me shumë ambicie", shprehej i entuziazmu­ar Mbape. Futbollist­i me numër 7 në "Parc des Princes" nuk e pati të vështirë të rrëfente edhe skenarin e mundshëm rreth së ardhmes, nëse ata eliminohen nga Bajerni në Champions: "PSG-JA më ka dhënë shumë dhe dështimet janë pjesë e jetës e profesioni­t. Respekti mban një peshë të konsiderue­shme në vlerta e mia dhe ky detaj nuk ka për të ndryshuar, pra besoj jam i qartë", tha mes buzëqeshje­sh ish-lojtari i Monakos. "Goleadori" i Botërorit "Katar 2022" gjeti momentin të tregonte edhe golin më të bukur në karrierë: "Finalizimi ndaj Juventuesi­t në Champions është më speciali në gamën e golave të repertorit tim. U kërkoj ndjesë tifozëve bardhezi, por nuk mund ta mohoj të vërtetën", përfundoi Mbape.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania