Panorama Sport (Albania)

Reali ngec dhe “adios” titullit, Barça shkon në +9

Katalanasi­t fitojnë me 10 veta dhe thellojnë diferencën

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Madrilenët krijojnë, por përsëri nuk dinë të shënojnë

Reali i Madridit nuk ka mundur të çajë murin e Betisit, duke u ndalur në një barazim pa gola, që vetëm i ka bërë nder Barcelonës. Katalansit, që më herët gjatë ditës kishin mundur Valencian minimalish­t 1-0, falënderoj­në andaluzët dhe kthejnë diferencën prej 9 pikësh me Madridin. Nëse një javë më parë ishte Barcelona që i jepte një asist Realit me humbjen në Almeria, këtë herë ka qenë radha e tyre të përfitojnë nga ndalesa e të besuesve të Ançelotit.

REALI – Me rezultatin e Barcelonës të ditur, i gjithë presioni në mbrëmje ka qenë mbi Realin. Të thuash që Reali i Madridit nuk ia ka bërë hyzmetin në “Benito Vijamarin” do të ishte padrejtësi. Skuadra e Ançelotit ka tentuar me të gjitha mënyrat për të fituar kundër Betisit. Madje për një moment ka mundur ta çojë topin në fundin e rrjetës me Benzemanë, por një prekje me dorë nga Rydiger i ka hequr golin kampionëve të Spanjës në fuqi. Betisi nga ana e vet është mbrojtur mirë në pjesën e parë dhe pas golit të anuluar të Realit e ka balancuar takimin. Pjesa e dytë ka qenë edhe më e bukur. Fillimisht të dyja skuadrat kanë kërkuar golin, por me kalimin e minutave dominimi i Realit është bërë i frikshëm. Kampionët kanë hedhur gjithçka mbi vendësit, por pavarësish­t përpjekjev­e me Vinicius, Benzema, Rodrigo e Sebajos nuk kanë mundur të kalojnë Klaudio Bravon. Nëse javën e kaluar Madridi fitonte një pikë ndaj Barçës, mbrëmë ka lënë dy të tilla, e për rrjedhojë titulli largohet edhe më, këtë herë ndoshta në formë përfundimt­are.

BARCELONA – Katalanasi­t i janë kthyer fitores në La Liga pas humbjes javën e kaluar kundër Almerias. Përsëri nuk ka qenë Barcelona më e mirë në fushë, por falë mbrojtjes së hekurt dhe golit të shënuar nga Rafinja në pjesën e parë, skuadra e Ksavit – i pezulluar në këtë takim, duke e ndjekur nga tribuna – ka marrë një fitore shumë të rëndësishm­e për llogaritë e titullit. Ndaj Valencias nuk ka qenë aspak e lehtë. Kjo dhe për faktin se katalanasi­t ia kanë ndërlikuar vetë jetën vetes. Pas golit të shënuar nga Rafinja për Barçën pasditja është dukur e qetë, ndonëse loja ka qenë larg pritshmëri­së. Në pjesën e dytë katalanasi­t kanë shpërdorua­r një penallti me

Ferran Torres. Këtu kanë nisur vuajtjet. Që janë shtuar më tej pas daljes me karton të kuq të Arauhos si lojtar i fundit. Me një lojtar më pak, Barcelona i është kthyer taktikës të ndjekur ndaj Realit në mesjavë në Kupë. Katalanasi­t janë kthyer tërësisht në mbrojtje me forca të shumta dhe pavarësish­t përpjekjev­e të Valencias kanë rezistuar deri në fund. Miqtë kanë protestuar për një penallti të mundshme të shkaktuar nga Kesi, por pa sukses.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania