Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

ONANA 6 - I kujdesshëm kur thirret, por nuk ka nevojë të bëjë mrekulli. Rrezikon me këmbë, si zakonisht.

DARMIAN 6.5 - Mbron dhe imponon lojën e tij, duke u konfirmuar element i pazëvendës­ueshëm për Inzagin.

AÇERBI 6.5 - Dinamizmi i Cesait është shqetësues, por ai e menaxhon si duhet dhe me shumë qetësi.

BASTONI 6.5 - Asnjë episod negativ në prapavijë dhe me guximin e zakonshëm në ofensivë dhe topat e dërguar për shokët.

DUMFRIS 6 - Në pjesën më të madhe të ndeshjes është ai i kohëve të fundit, hije e Dumfrisit të një sezoni më parë. Disa shkëndija dhe asisti për Lautaron ama ngjallin shpresë (nga 78' D'ambrozio - pa notë).

BARELA 7 - Ndër më të mirët, edhe pse nuk shënon. Asisti i golit të parë, vendimtar në të dytin dhe shiriti në krah në përfundim i bënë perfekte 90 minutat e mesfushori­t.

ÇALHANOGLU 6.5 - Inzagi i besoi atij për reagimin dhe ai nuk zhgënjeu. Padyshim më mirë se Brozo (nga 78' Galjardini - pa notë).

MIKHITARIA­N 7 - Tjetër gol me një gjest të bukur teknik, por përveç kësaj efikas dhe imponues në fazën ofensive (Nga 70' Brozoviç 6 - Hyn pasi ndeshja është mbyllur, por siguron minutat e duhura).

GOSENS 7 - Thuajse një vit nga mbërritja në Milano, justifikon për herë të parë investimin. Vendimtar dje (nga 91' Zanoti - pa notë).

XHEKO 6 - Vuan më shumë sesa pritej, por mungesën e agresivite­tit e paguan me tërheqjen pas vetes të dy mbrojtësve në rastin e golit të dytë.

LAUTARO 7.5 - Jep dhe merr goditje, si zakonisht, por pas rastit të humbur në pjesën e parë, në të dytën nuk fal. Jetik për Interin (nga 70' Lukaku 6 - E njëjta arsye si për Brozoviçin, për impenjimin).

TRAJNERI INZAGI 7 - Kur duhej një reagim, Interi i tij e bëri. Hedh në fushë formacioni­n më të mirë që i jep të drejtë, edhe pse me zëvendësim­et mund të kishte guxuar më shumë t'u besonte disa lojtarëve. Gjithsesi, test i kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania