Panorama Sport (Albania)

Pioli: E merituam humbjen, por jo prej Champions-it

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Fiorentina i ka dhënë një leksion futbolli Milan it, teksa e ka mundur me shifrat 2-1. Vendësit vunë disa herë në provë Menjanë në pjesën e parë, teksa Terraçiano ishte thuajse spektator për shumë minuta në këtë ndeshje, "i zgjuar" vetëm në fundin e fraksionit të parë të lojës. Pjesa e dytë nisi me golin me penallti të Niko Gonzalez që ia bëri të thjeshtë punën Fiorentinë­s, e cila gjeti rrjetën e dytë me Joviçin, që vulosi sfidën. Goli i Teo Hernandez në fund të kohës shtesë shërbeu vetëm për statistikë në fund, pasi Milani doli me 0 pikë, i ndërgjegjs­hëm që vazhdon të ketë luhatje të mëdha që i rrezikojnë zonën "Champions".

FJALA E PIOLIT - Milani në këtë 2023-sh ka humbur katër ndeshje kampionati dhe për të kuptuar ecurinë mjafton të themi se më keq kanë bërë vetëm Kremoneze, Sampdoria dhe Salernitan­a që luftojnë në Serinë A me objektiva mbijetese. Halli i Piolit dhe i një Milani që në më pak se 72 orë do të gjendet në Londër për të tentuar kualifikim­in në çerekfinal­et e Champions-it. Analizën e situatës e ka bërë vetë Stefano Pioli në një intervistë për televizion­in e klubit.

Si ishte paraqitja në këndvështr­imin tuaj?

Më vjen keq që nuk arritëm të barazonim që pas golit të parë. I dyti na preu këmbët, por tentuam. Reagimi nuk ishte tërësisht negativ, edhe pse prisja një sfidë ndryshe. Deri në momentin e nxehjes përpara ndeshjes

kisha marrë sinjale pozitive, por në fushë nuk rezultoi ashtu.

Ku gabuat? Qarkullimi­n e topit nuk e kishim të mirë dhe duhej të vertikaliz­onim më shumë. Fiorentina shfaqi ritëm më të mirë dhe e bëri punën e saj me më tepër cilësi. Në pjesën e parë vuajtëm shumë, por edhe fillimi i së dytës më shqetësoi. U zgjuam pas penalltisë së tyre, ndërkohë që mund të kishim shfrytëzua­r rastet që patëm me Zhirunë dhe Teon. Mbetet fakt që Fiorentina luajti më mirë dhe e meritoi.

Si e shpjegoni faktin që Milani luajti shumë më prapa se zakonisht?

Vrapuam keq dhe lejuam hapësira. Nuk donim të ishim kaq të zmbrapsur, por na detyroi cilësia e rivalit që qarkullont­e shumë mirë topin. Duke qenë të detyruar të mbronim më në thellësi të fushës sonë hasëm vështirësi edhe në dalje. Provova disa zgjidhje, por rezultati tregon se nuk funksionua­n.

A nuk mendoni se djemtë mund të ishin të hutuar nga Champions-i?

E përjashtoj kategoriki­sht. Ndoshta nuk krijuam shumë, por rastet për të shënuar i patëm. Një gol mund të na ndryshonte gjithçka. Në Londër do të jetë një tjetër lloj ndeshjeje dhe do të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania