Panorama Sport (Albania)

Mançini lidh Juven në shtyllë, Alegri: Kenin e pret një super gjobë

Trajneri, elozhe Murinjos: Zhoze, mjeshtër i këtyre sfidave

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Roma frenon vrullin e bardhezinj­ve me perlën e mbrojtësit

Nga njëra anë një gol super i Mançinit, aq i bukur sa edhe vetë mbrojtësi i Romës nuk e besoi se e kishte nisur nga këmbët e tij. Ndërsa nga ana tjetër tri topa për gol që stampohen në shtyllat e portës verdhekuqe, të cilat nuk i lejojnë Juventusit të shmangë një humbje që ndoshta nuk e meritonte. Por sië thotë edhe Alegri pas ndeshjes së djeshme, “futbolli është edhe i tillë”. Ndeshja në “Olimpiko” vërtet nisi me vërshëllim­ën normale të arbitrit, por e vetmja shkëndijë e pjesës së parë erdhi në të 43-ën, kur Rabio me kokë godet tokazi, Rui Patricio me intuitë devijon topin me këmbë dhe më pas në shtyllë, duke shmangur avantazhin e Juventusit. Ndërkohë që në të 53-ën, nga prapavija Mançini lëshon nga 20 metra një goditje gati dëshpërues­e nga pozicion diagonal, e cila nuk i lë shpëtim Sheznit. Bardhezinj­të tronditen, por nisin të reagojnë, ndonëse barazimin e shohin që t’i ndalet sërish në shtyllë, pas një goditje dënimi të Kuadrados, ashtu sikurse në fund të ndeshjes, kur Mançini, për pak nuk bën dopietë, por këtë herë në portën e gabuar, duke devijuar topin në traversën e tij gabimisht. Gjithsesi, për të kompletuar mbrëmjen e pafat të Juventusit mendon Mois Ken, i hedhur në fushë nga trajneri Alegri për të forcuar sulmin, por ai, pas vetëm 40 sekondash bën një faull absurd duke merituar të kuqin. Këtu shpresat e “Zonjës së Vjetër” shuhen dhe i lënë vendin festës së “Olimpikos” dhe atij Zhoze Murinjoje që shijon një fitore të dyfishtë, pasi kishte mundur që të fitonte edhe apelin kundrejt skualifiki­mit me dy ndeshje, pasi nga palë e akuzuar doli viktimë e arbitrit Serra.

FLET ALEGRI – “Në pjesën e parë mund të bënim më shumë, ashtu sikurse mund të kishim shfrytëzua­r më mirë rastet që krijuam. Dhe mos të flas pastaj për kartonin e kuq. Ken vërtet kërkoi falje në fund të ndeshjes, por do të paguajë një gjobë shumë të madhe, pasi e meriton. E pranoj faljen, por nuk e fal gjestin e tij, në një moment që Juventusi nuk mund t’i lejojë vetes shpërthime të tilla nervore. E dimë që duket sikur po na bie bota mbi kokë, por një skuadër e madhe si ne duhet të dijë të mundë presionin”. Ishte kjo hyrja e nxehtë e Masimilian­o Alegrit, trajnerit të Juventusit,

pas humbjes me Romën, të cilën nuk e ka kapërdirë aspak. “Është një disfatë që djeg, por tani nuk duhet të biem pre e frustrimev­e. I dinim vështirësi­të e kësaj ndeshjeje, por nëse nuk zotëron mirë topin, nëse nuk je i saktë në palexho dhe i ftohtë në zonë, atëherë

është e lehtë të biesh përballë skuadrave të Murinjos, i cili është një mjeshtër i përgatitje­s së këtyre ndeshjeve. Roma jo më kot ka 4-5 ndeshje që nuk pëson në shtëpi, por nëse edhe ne bëjmë pak në këtë aspekt, bëhet e pamundur fitorja”, përfundoi trajneri livornez.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania