Panorama Sport (Albania)

Halili: Nuk po luajmë mirë, ndërprerje­t faji i sigurisë

-

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk është kursyer në kritika pas derbit të humbur ndaj Partizanit. Kritika që i kishte për lojtarët, por edhe me organizimi­n e ndeshjes pasi loja u ndërpre disa herë nga fishekzjar­rët.

NDESHJA - “Nuk dua të bëj shumë komente, ishte një ndeshje që nuk meritonim ta fitonim. Skuadra ishte në një ditë jo të mirë, kishte pasur edhe ndeshje të tjera në të kaluarën, ku nuk kemi bërë mirë, si sot. Kam besim që skuadra do të dalë nga kjo situatë, siç ka dalë herë të tjera. Do të ishte mirë të vazhdonim në të njëjtin ritëm siç kemi bërë zakonisht në shumë ndeshje. Shpresojmë në të ardhmen të marrim masat që të vazhdojmë drejt rrugës siç kishim nisur në fillim”.

NDALESAT – “Ishte shumë e mërzitshme se shumë ndërprerje të lojës nuk i bëjnë mirë as skuadrave, as lojës, nuk i bën mirë të dy skuadrave. Ishte pak e mërzitshme, shpresojmë që me shumë kujdes, duhet edhe ndihmë e mediave, pa dashur të godasim ndokënd. Por siguria, e cila merr përsipër të mbajë rregull, që të mos ketë sende të forta a fishekzjar­rë, të jetë më e përgjegjsh­me dhe të marrin masat. Nuk ka nevojë të na kontrolloj­në ne që të heqim tapat e shisheve, por të shohin bombat që futen në fushë, se nuk është e mirë për futbollin shqiptar. Shpresoj që në bashkëpuni­m edhe me federatën të rregullojm­ë këtë punë, që të mos ketë ndërprerje të tilla. Tifozëria është e mrekullues­hme, e pa ta nuk ka futboll, por të rregullohe­t pak kjo”.

KAMPIONATI – “Nuk dua të bëj specialist­in, por është një kampionat i fortë, i egër, skuadrat janë aty-aty. Nuk është kampionat i dobët, por shumë-shumë i fortë, ndaj kanë këto rezultate, që herë një skuadër e herë një tjetër fiton”.

FAJI – “Të them që t’ia vëmë fajin njërit e tjetrit, ka shumë për të diskutuar se ka shumë gjëra. Janë pjesë e brendshme e klubit, do të diskutohen me njëri-tjetrin. Jemi të bindur se skuadra ka elementë të mirë, do të dimë të ecim para dhe do të ecim drejt objektivit që kemi thënë që në hapat e parë”, tha Halili pas ndeshjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania