Panorama Sport (Albania)

Cara: Cara: Si Si shënova shënova me me finte finte

“Jemi në vendin e parë, duhet ta ruajmë me çdo kusht deri në fund”

- DENIS LALA

Sulmuesi i Partizanit: Isha i nevrikosur dhe i karikuar, sepse e nisa nga stoli

Tedi Cara ka plotë suar dje ëndrrën e çdo tifozi të Partizanit. T’i shënojë gol me finte Tiranës në një ndeshje derbi. Dhe një gjë e tillë ndodhi më 6 mars në “Air Albania”. Sulmuesi i të kuqve pranoi në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” se goli me finte ishte diçka spontane, pasi mendjen e kishte te goli dhe jo mënyra e ekzekutimi­t.

Hyrët nga stoli i karikuar dhe arritët menjëherë që ta gjenit golin...?

Karikimi ishte lënia në stol dhe duke më lënë në stol, normal që unë kisha inatin tim. Që do të thotë se kur hyra në fushë doja t’i tregoja të gjithëve se e meritoja të luaja, por edhe për të ndihmuar skuadrën për fituar ndeshjen. Ky është një inat që realisht të del kur je në stol.

Përse zgjodhët të shënonit golin me finte?

Mund të them se nuk ishte dashakeqës­i kundrejt Tiranës. ishte instinkt i momentit. Sapo e kam parë që është folur për provokime apo diçka tjetër. Unë doja që të isha sa më i sigurt që topi do të hynte në rrjetë dhe vendosa që ta godas topin me finte. Qëllimi ishte goli dhe jo tjetër. Në atë moment nuk mendon provokimet, por vetëm sesi të shënosh gol.

Në ndeshjet e fundit ju kemi parë më shpesh në stol, çfarë ju ka thënë Kolela?

Mendoj se vazhdimësi­a e ekipit na ka bërë që të kemi oshilacion­e edhe ne si lojtarë. Nuk jam i vetmi që kam pasur këto probleme. Janë shumë lojtarë që stafi ka vendosur t’i lërë në stolin e rezervave në varësi të takimit. Vetëm kaq.

Në rastin e golit e ndoqët aksionin deri në fund, çfarë menduat?

Mendova që mbrojtësi i Tiranës mund ta linte pak topin te portieri dhe të shkoja te portieri. Më shumë ishte një intuitë që do të më vijë topi dhe doli me sukses.

Tani jeni me pikë të barabarta në krye. Sa ju ndihmon kjo fitore në luftën për titull?

Na ndihmon shumë ky triumf. Jemi në vendin e parë, duhet ta ruajmë kryesimin, sepse kemi pasur shumë uljengritj­e dhe nuk ia kemi dalë të jemi të parët. Këtë radhë nuk duhet të bëjmë më gabime, sepse fitorja e derbit na jep moral më shumë. Plus edhe Tiranën e ul e pak moralisht në derbi.

A ndikoi ndërprerja e lojës

për ndeshjen dhe lojtarët në fushë?

Ndikon pak te lojtarët, sepse këta të fundit janë në nxehje e sipër. Janë në momentet e lojës dhe kur ndodhin ato pauzat futbollist­ët bien nga forma e ndeshjes si dhe intensitet­i. Nëse t’i ndeshjen e ndërpret për 10 minuta, i bie sikur ndeshja nis nga e para.

Jeni gati për dy ndeshjet e radhës me Vllazninë?

Jemi shumë mirë moralisht. Do të shkojmë në Shkodër për të fituar, pasi luajmë në fillim në kampionat. Nëse marrim tri pikë në Shkodër do të na bënte shumë punë për rrugën drejt titullit.

 ?? ??
 ?? ?? Momenti kur Tedi Cara i rrëmben topin Bekajt dhe shënon
Momenti kur Tedi Cara i rrëmben topin Bekajt dhe shënon

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania