Panorama Sport (Albania)

Shehi: Gola të evitueshëm, ja pse po vuajmë

-

TIRANA

Tirana u mposht në derbin e kryeqyteti­t përballë Partizanit me rezultatin 2-0, në sfidën e fundit të javës së 24-t. Trajneri i bardhebluv­e, Orges Shehi, u shpreh për “Oversport” i zhgënjyer për këtë rezultat, sepse shfrytëzua­n rastet siç duhet.

HUMBJA - “Situata të tilla janë të pranishme. Ne nuk duam që lojë efektive të ketë shumë pak. Nuk e di se çfarë masash duhen marrë. Kjo është një situatë që ndodh shpejt. Mendoj se kemi marrë dy gola të evitueshëm. Edhe te penalltia, në tranzicion humbëm topin. Edhe goli tjetër është një aksident që mund t’i ndodhë të gjithëve. Kërkonim të bënim më mirë. U munduam 2-3 herë edhe në pjesë të parë edhe në pjesë të dytë. Dolëm në një rast me Regin. Mendoj se derbi s’ka shumë situata. Kush i zgjidh këto del fitimtar”.

MODULI – “Ne kemi luajtur dhe herë tjetër me këtë modul. Mungesa e Kristalit na penalizon që të jemi striktë në atë që kërkojmë. Duhet të ishim me 3 mbrapa për të shtyrë krahët. S’mendoj se ndikon te skema, sepse po të shohësh golin e parë, e morëm nga ajri”.

PRESIONI – “Ne jemi nën presion. Duke mos pasur dy pyka të mirëfillta nuk e krijojmë dot lojën nga ajri. Janë disa episode që duhet t’i zgjidhnim më mirë. Kërkojmë që të jemi gjithmonë në kontakt me topin. Bëhet e vështirë për të marrë vendime”.

MBROJTJA - “Kërkonim që qendrën ta kishim më solide. Partizani luan me dy sulmues të deklaruar. Na vuri në vështirësi. Mendoj se mund ta kishim zgjidhur më mirë. Partizani na ndëshkoi 1-0. Dihet si shkon derbi kur pëson gol. Na ndëshkoi me këtë episod. Pastaj kërkuam që të ndryshojmë. E bëmë edhe me 4-2-3-1. Ishin disa momente që ishim mirë. Situatat janë të pakta në derbi. Partizanin nuk e mbaj mend sa herë ka ardhur në portë, por i shfrytëzoi dhe doli fitimtar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania