Panorama Sport (Albania)

Kolela: Kjo, skuadra që unë dua

-

Trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, e ka cilësuar fitoren e derbit si meritë të reagimit të skuadrës së tij. Ai theksoi për “Oversport” pas ndeshjes se lojtarët kishin treguar atë që kërkohej nga një sfidë e tillë nga pikëpamja e karakterit.

MODELI ITALIAN - “Unë me pasaportë jam italian, nuk më pëlqen të bëj italianin në futboll, por di ta bëj. Nuk është se e kam të vështirë, më duhen 5 minuta për ta bërë, nuk është problem i madh. Nuk më pëlqen, por ka momente ku cilësia mendore e lojtarëve është më e rëndësishm­e se ajo që bëjnë në fushë. Nuk ishte një javë e vështirë. Janë javë të vështira të gjithë ato para dhe pas derbit”.

MOTIVI – “Këtë nuk do t’ua them kurrë. Kemi ndryshuar diçka në fazën e presionit. Në Shkodër do të luaja me 3, po kisha probleme me mbrojtësit dhe preferova t’i mbaja në gjendje më shumë sesa të rrezikoja t’i humbja”.

TITULLI – “Mendoj se luajmë ndeshje pas ndeshjeje, nuk kemi luksin të mendojmë për gjë tjetër. Jam shumë i lumtur sesi hyri Tedi, jam i lumtur që bëri gol. Dhe boll folët par ata që nuk luajnë, se është budallallë­k. Kjo ishte prova se skuadra është e bashkuar, është prezente dhe edhe ata që nuk luajnë është e drejtë të inatosen se kush nuk luan e nuk inatoset, nuk është futbollist”.

INATI – “Ndaj nëse lojtari inatoset e hyn në fushë si Cara, Hoti e Mensah sot, janë të mirëpritur. Se kjo do të thotë se po bëhemi skuadër. Nuk jam unë që hyj në fushë, jam i shqetësuar për ndeshjen e javës së ardhshme se isha i qetë. Edhe mund të qëndroja në shtëpi, nuk ishte ky problemi. Presim të gjithë ndeshjen e ardhshme për të festuar”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania