Panorama Sport (Albania)

Kaos total, puthja e topit sjell penalltinë

- KRISTI SEJATLLARI

Flakadanë, kapsolla dhe tym, kjo ishte panora ma e 13 mijë e 900 tifozëve të pranishëm në derbin Partizani-tirana, përveç asaj që u pa në fushë, ku të kuqtë triumfuan 2-0. Ndeshja u ndërpre disa herë, me një ndalesë maksimale që arriti në 18 minuta, derisa tymnaja që pushtoi stadiumin të largohej, ndërkohë që futbollist­ët lëviznin me hallin se mos ftoheshin. Kaosi në tribuna nuk mungoi deri në fundin e ndeshjes, aq sa dukej sikur tifozët kishin marrë me vete një magazinë me flakadanë dhe nxorën në pah dështimin e policisë dhe "security" të stadiumit.

Por jo vetëm kjo, pasi derbi pati edhe shumë momente pikante, nga ngacmimet me banderola dhe me prapaskena­t në fushë, ku "Panorama Sport" i sjell për lexuesit e saj.

* Derbi hapet me një paradë fëmijësh, të organizuar nga pritësi që ishte klubi i Partizanit. Ata ecin në fushë me flamuj të vegjël të ekipit dhe marrin brohoritje nga tifozët.

* Futbollist­ët dalin në fushë dhe menjëherë lëvizin edhe tifozët në shkallët e stadiumit. Në sektorin e tifozëve bardheblu u hap një banderolë ku shkruhej: "Tirona për ju, transfertë Europe". Ndërkohë, nga ana tjetër, tifozët e kuq kishin menduar për një koreografi që i kushtohej legjendës Panajot Pano.

* I pranishëm në stadium edhe Silvinjo, i shoqëruar nga bashkëshor­tja e tij.

* Sapo Xhaja sinjalizon fillimin e takimit, Patrik kërcen nga euforia në ajër dhe bërtet në shenjë force.

* 4' Ndërpritet tre minuta loja pasi një kapsollë plas në këmbët e portierit Rexhepi, i cili dëmtohet dhe bie në tokë. Më pas, nga porta tjetër, e njëjta gjë ndodh edhe me Bekajn.

* 8' Ndërpritet sërish takimi, kapsollat nuk ndalen dhe bëhet i pamundur vazhdimi i ndeshjes. Ndërsa thumbojnë tifozët e Tiranës: "Ju jeni më shumë se ne, me autobusët e Fushë-krujës". Nga ana tjetër, tifozët e Partizanit: "E përbashkët­a mes klubit Tirona dhe varrezave, të dyja janë prona bashkie".

* Teksa Partizani sulmon dhe i afrohet golit, një top tjetër hidhet në fushë.

* Mba shënon dhe stadiumi merr flakë, teksa kapsollat nuk ndalen në asnjë moment.

* Kur hedh sytë nga stoli, Kolela, edhe pse në avantazh, qëndron i ulur, ndërsa homologu i tij Shehi zgjedh të rrijë gjithë kohës në këmbë duke udhëzuar të tijtë.

* Pa mbaruar pjesa e parë dhe Lulaj po haste vështirësi me sulmuesin Mba, Shehi lëviz dhe e ndërron pozicionin e mbrojtësit duke kaluar si qendër Behiratçen.

* E veçanta në tribunën VIP. Në këtë derbi mund të gjeje një mori lojtarësh nga Superiorja.

* Tirana është hedhur në sulm dhe Lulaj rri shumë i tërhequr duke mos mbështetur ekipin. Osmani ngrihet dhe i bërtet mbrojtësit: "Lulaj, dil ore përpara, avanco, mbështet".

* Stafi i Tiranës hidhet përpjetë nga gëzimi i akordimit të penalltisë në favor të tyre, por zhgënjehen kur Xhaja e shikon në VAR ndërhyrjen e

Hadrojit dhe e anulon atë.

* 49' Shënon Tirana, por goli dyshohet për pozicion të parregullt.

Telushi i thotë Xhajës: Goli ishte pozicion jashtë loje apo jo? "Po mo po", i thotë xhaja. Kapiteni i Partizanit nuk e kuptoi kur VAR-I sinjalizoi të vazhdonte loja.

* 50' Në këtë minutë ndërpritet ndeshja për shkak se tymi në stadium pengon pamjen e çdo gjëje. Lojtarët futen në dhomat e zhveshjes dhe ndeshja fillon pas 18 minutash.

 ?? ?? Situata në stadium gjatë kohës së ndërprerje­s së ndeshjes
Situata në stadium gjatë kohës së ndërprerje­s së ndeshjes
 ?? ?? FOTOT: F. HAZISLLARI
FOTOT: F. HAZISLLARI
 ?? ?? Bekaj dhe Rexhepi të shtrirë në tokë pasi janë dëmtuar nga shpërthimi i kapsollave.
Bekaj dhe Rexhepi të shtrirë në tokë pasi janë dëmtuar nga shpërthimi i kapsollave.
 ?? ?? Kolela duke protestuar për ndërprerje­n
Kolela duke protestuar për ndërprerje­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania