Panorama Sport (Albania)

NOTAT E TIRANËS

-

BEKAJ 5 - Te goli i parë nuk kishte asnjë mundësi të bënte më shumë, por te mosmarrëve­shja me Behiraçen, që solli golin e dytë, mund ta kishte evituar duke parë se ku ishte Cara. Mungesë komunikimi totale me shokun. Mban në lojë Tiranën me penalltinë e pritur, por skuadra nuk e shfrytëzoi aspak.

LULAJ 4 - Në vështirësi të mëdha gjatë 30 minutave të para, sepse qarkullimi i topit mes tij Behiraçes dhe Najdovksit është inekzisten­te. I paqartë deri në momentin që Shehi i ndryshoi pozicion. (Nga min 67' Nikqi 4 - në minutën e 83-të humbi rastin që mund të rihapte ndeshjen. I pavëmendsh­ëm).

NAJDOVSKI 4 - Mbrëmje e zezë për kapitenin. I iku Mba në rastin e golit të parë dhe më pas shkaktoi edhe penalltinë që humbi Telushi. Nuk e organizon dot prapavijën dhe shpesh herë gjysmë kohe vonesë në ndërhyrje.

BEHIRATÇE 4 - Njësoj si Najdovski. Përgjegjës gjithashtu te goli i parë, por te goli i dytë bën gafë trashanike. Has vështirësi të mëdha me Da Silvën dhe me Mbanë.

HAXHIU 4 - Sulmon pak dhe keq. Vuan shumë edhe në fazën mbrojtëse dhe ka pak komunikim me pjesën tjetër të Tiranës. Diçka më ndryshe në pjesën e dytë, por sërish jo në lartësinë e ndeshjes.

ALEKSI 5 - Tirana është shumë e gjatë në fushë, shokët i ka larg dhe u shërben pak. Nuk e bën dot barrierën e zakonshme, sepse edhe fizikisht nuk duket aq i freskët.

DELIU 4.5 - Fragmentar. Mesfusha e Partizanit e bën shpesh të vrapojë pas topit dhe ai duhet të luftojë shumë që ta prekë sferën dhe të ndërtojë aksione. I sakrifikua­r, por pa efikasitet.

LUSHKJA 4.5 - Me hatër... Mbron pak, edhe sepse markohet ashpër, por nuk arrin të sulmojë hapësirat boshe dhe të shërbejë si duhet për dy sulmuesit. Nuk është në ditët më të mira.

PËRGJONI 4 - Shumë vuajtje kundër Hadrojit dhe Mbasë. Kur shtohet edhe Rrapaj në listë, atëherë fillon të shohë makthe. Ndihmohet pak edhe nga prapavija e tij, por nuk ishte në formë.

HASANI 5 - Përhumbet në krah kur ka topin duke u spostuar shumë larg portës, ndërsa kur i afrohet zonës nuk merr kurrë një pasim të saktë. Ka vështirësi të mbajë topin për 2-3 sekonda, sepse markohet ashpër dhe ndihmon pak skuadrën në zhvendosje­t përpara.

PATRIK 5,5 - Ndër më aktivët në fazën sulmuese të Tiranës, por pa efikasitet. Ndërron shpesh krahun, përpiqet të shërbejë dhe të luajë shpejt, por Tirana është e lexueshme dhe nuk i përgjigjet me të njëjtin ritëm. Në pjesën e dytë bie si gjithë skuadra. (Nga min 86' Berisha - pa notë).

TRAJNERI SHEHI 5 - Tirana humb derbin e dytë radhazi dhe e bën duke qenë një skuadër e lexueshme, me shumë pak goditje në portën rivale dhe me gabime foshnjarak­e në mbrojtje. Diçka duhet të ndryshojë, edhe pse alternativ­at nuk i ka si dikur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania