Panorama Sport (Albania)

Martini ironizon Brdariçin, tifozët i këndojnë tullacit

-

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme në Durrës mes Teutës dhe Vllaznisë, e përfunduar me shifrat 1-1.

* Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelli, e ndoqi ndeshjen në tribunën VIP nën shoqërinë e presidenti­t të FSHF-SË, Armand Duka, dhe presidenti­t të Vllaznisë së femrave, Lazër Matia.

* Para ndeshjes, ish-kapiteni i bluve, Renato Arapi, erdhi të takojë miqtë e tij dhe disa nga lojtarët, duke u uruar fat.

* I pranishëm në këtë ndeshje ishte dhe presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, i cili ndoqi sfidën deri në fund.

* Përpara ndeshjes trajneri

Martini mori çmimin si trajneri i muajit, por ai nuk i kurseu batuat. “Mirë që ky muaj kishte 28 ditë, se të kishte 31 ditë, do ta merrte Brdariç”. Kjo batutë i referohet faktit që në vitin kur Teuta u shpall kampione, trajneri më i mirë u shpall ish tekniku gjermano-kroat i Vllaznisë. * Ish-trajneri kampion i Teutës, Haxhi Ballgjini, ishte në stadium, ku i dorëzoi çmimin e akorduar nga “Oversport”, Martinit, dhe bisedoi pak momente edhe me trajnerin Josa.

* Para startit të sfidës, futbollist­ë të të dyja kampeve kërkojnë ndihmën e Zotit për pak më shumë fat gjatë 90 minutave.

* Trajneri Martini në pjesën e parë i kërkon Lorenco Vilës të jetë më agresiv në sulm. “Ngjitu lart Lorenco, presion aty. Hajde profe, shumë mirë”, dëgjohet trajneri shkodran.

* Trajneri Josa është i nervozuar me gjykimin dhe këtë ndeshje doli nga vetja e tij: “Ça bëni mo”, i drejtohet arbitrit të katërt, por më pas ndëshkohet me karton të verdhë.

* Tifozët e Vllaznisë në tribunë nuk ndalen dukë bërë batuta. Në një moment ata këndojnë “La la e la la, flokët e gjata ti s’mi do, la la e le le për tullacin ti më le”, duke shkaktuar të qeshura e ilaritet në stadium.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania