Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e Kukësit, Laçi zhytet në krizë

Guindo nuk mjafton, vjen humbja e tretë radhazi në shtëpi

-

Rashiti gol model, portieri Selmani asist për Ebertin

Laçi nuk di më të fi tojë në shtëpi. Kur binasit thyhen për të tretën ndeshje radhazi dhe këtë herë nga Kukësi, i cili pasi ndodhet në disavantaz­h që në fillim të takimit falë golit të Guindos, arrin të përmbysë rezultatin me golin e Rashitit dhe në pjesën e dytë me Ebertin, që përfiton nga gafa e portierit Selmani. Verilindor­ët marrin një sukses tepër të rëndësishë­m për renditjen dhe parakalojn­ë Laçin, që pas javës së 24-t të Superiores, prekin zonën e ftohtë të tabelës.

PJESA E PARË- Laçi pa Shkurtajn, ndërsa Hallaçi e nis me Rashitin dhe jo Barbosën në sulm. Rreziku i parë vjen nga një goditje dënimi e Laçit, që përdor një skemë dhe Ujka del në pozicion për të goditur. Topi bllokohet nga mbrojtja dhe shkon te Guindo, por sulmuesi ishte në pozicion të parregullt. Kundërpërg­jigjja e Kukësit do të vinte po nga një goditje dënimit. Është Gj.taipi që provon me të majtën, me Selmanin që bën një pritje të bukur. Një minutë më vonë, Laçi do të kalonte në avantazh. Kundërsulm i shpejtë nga e majta, me Mazrekajn që shërben bukur për Guindon, që me të majtën dërgon topin në rrjetë dhe nuk i jep mundësi Tafasit në minutën e 10-të. Ndërkohë Ndreca karikon të majtën nga distanca dhe topi shkon pranë traut. Kukësi kërkon baraspeshë­n dhe e gjen atë në minutën e 26të. Një aksion model nxjerr Ndrecën në të majtë, me këtë të fundit që thyen një top të bukur në qendrën e zonës dhe aty Rashiti nuk e ka të vështirë të dërgojë topin brenda rrjetës. Minutat e mbetura të pjesës së parë nuk prodhojnë asgjë, teksa ekipet luftojnë ashpër në mesfushë dhe kërkojnë nëpërmjet krosimeve nga larg që të rrezikojnë, ndërkohë mbrojtësit ndodhen në pozicion. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

PJESA E DYTË- Mezani aktivizon Babatunden në vendin e Bajramajt, ndërkohë Hallaçi vazhdon me të njëjtët futbollist­ë. Pak minuta dhe në të 53-ën Kukësi do të përmbyste ndeshjen nga një këndore. Gj.taipi kroson me hyrje në rrezen e portës duke provuar Selmanin, i cili nuk mundet dot të kontrolloj­ë topin dhe e lë në vijën fatale, ku ndodhet Ebert, i cili e shtyn në rrjetë. Gafë e portierit dhe Laçi tronditet, teksa në minutat në vazhdim nuk e merr dot veten. Në minutën e 69-të do të vinte një episod tjetër. Një top i kthyer mbrapa nga Turkaj për te Selmani, me këtë të fundit që nuk e largon dot si duhet

dhe e lë aty. Vjen ndërhyrja e Rashitit që e nxjerr topin për Gj.taipin, që me mjeshtëri e dërgon drejt rrjetës. Kukësi shënon të tretin gol, por lojtarët e Laçit kërkojnë ndërhyrjen e VAR-IT, për faull ndaj portierit. Bajramaj akordon fillimisht gol dhe është i bindur, ndërsa sinjalizoh­et

që duhet ta shohë edhe njëherë rastin. Kryesori i drejtohet monitorit dhe pasi sheh shtytjen e Rashitit ndaj Selmanit, anulon golin dhe akordon faull për portierin. Dajsinani ngrihet në nxehje dhe merr vendin e Selmanit. Dy zëvendësim­e nga Hallaçi që

ndryshon sulmin, duke nxjerrë Domin dhe Rashitin dhe në fushë hyjnë Xhonson dhe Barbosa. Në minutat e mbetura Laçi përpiqet që të krijojë, por Mazrekaj është i mbuluar më së miri. Deri në fund nuk ndryshon asgjë dhe Kukësi del me tri pikë nga qyteti i Laçit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania