Panorama Sport (Albania)

Lilaj: Ndryshimi në kohën e duhur, kemi edhe 8 finale

“Na kaloi pesimizmi, nuk do ta shohim më kurrë këtë kategori”

- FATJON RUPI

DINAMO/ U rikthye titullar pas 5 muajsh, rrëfehet mesfushori

Pas dy humbjeve rad hazi, Dinamo rea goi. Fitoi 0-4 ndaj Besëlidhje­s dhe u ngjit në vend të dytë. Dritan Mehmeti bëri disa ndryshime në debutim, duke rikthyer në formacion ata që perënduan në tribunë një javë më herët... Në këtë listë ishte edhe Sabien Lilaj, që luajti si titullar pas plot 5 muajsh. Kishte që nga 2 tetori që nuk e niste nga minuta e parë (në Berat, ku barazuan 1-1) dhe pastaj thjesht ishte aktivizuar si zëvendësue­s. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, korçari flet për momentin delikat që kaloi skuadra, fitoren në Lezhë dhe pjesën e mbetur të këtij kampionati.

Pas atij momenti delikat që kaloi Dinamo, a mund ta quajmë pikën e kthesës fitoren në Lezhë?

Ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e, që për fat të mirë e kaluam me sukses. Shpresojmë shumë që të jetë pika e kthesës. Mendoj se ndryshimi erdhi në kohën e duhur për Dinamon, sepse kishte filluar një rënie e saj, që u reflektua edhe në rezultate.

Pati ndikim ndryshimi në stol?

Në futboll ndryshimi në stol ndikon për mirë zakonisht, sepse çdo lojtar përpiqet më shumë që të zërë vendin në formacion, jep diçka më shumë nga vetja. Ka raste që mund të bësh edhe një zgjedhje jo të mirë, por me atë që u bë ndaj Besëlidhje­s, edhe pse është vetëm një ndeshje, ka ndikuar pozitivish­t.

Sa ju ndihmon ajo fitore në aspektin psikologji­k?

Na ndihmon, motivon dhe karikon për ndeshjet që kanë mbetur. Nëse deri para një jave e shikonim me dyshim apo pesimizëm rikthimin në elitë, tani na duket sikur jemi pretendent­ët kryesorë. Fitorja të çliron... Nuk ke as pse merresh me fjalë dhe të gjesh fajtorë, si në rastet kur skuadra nuk ecën mirë.

Ju jeni rikthyer si titullar pas 5 muajsh...

Po, kisha më shumë goxha që nuk luaja nga minuta e parë. Kam pasur edhe dëmtime, por pastaj kam qenë gati për skuadrën. Tani dua vetëm që të shohim përpara dhe që Dinamo të shkojë aty ku e meriton.

Jeni pa dyshim një nga lojtarët më fitues në Kategorinë e Parë, ndoshta edhe në Superiore. Çfarë ndjesie keni provuar këtë periudhë?

Nuk e kisha menduar se do të luaja në Kategorinë e Parë, por ashtu erdhën situatat. Dua të them se duhet të punosh shumë me veten që të gjesh motivimin e duhur për të bërë atë që duhet në këtë rast. Ka qenë e vështirë këtë sezon, por edhe sezonin e kaluar, për të gjetur motivimin e duhur. Nuk duhet të nënvlerëso­sh asgjë, sepse pastaj çdo gjë e vogël mund të bëhet një problem i madh. Kjo kategori ka specifiken e vet, nuk është aspak e lehtë. Rëndësi ka që të arrihet objektivi final dhe Dinamo të mos e shikojë më këtë kategori.

Një vlerësim për garën treshe për dy vendet e ngjitjes direkt me Flamurtari­n dhe Skënderbeu­n?

Kemi përpara edhe 8 finale, nëse mund ta quajmë kështu. Gara është e fortë dhe jemi të vetëdijshë­m se duhet të bëjmë maksimumin të gjithë për të siguruar ngjitjen në Superiore, duke i marrë ndeshjet me radhë. Kemi përballje direkt me Flamurtari­n, siç ka edhe Skënderbeu me këtë kundërshta­r. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, por unë dua të theksoj se edhe ato skuadra që mund të quhen “të vogla”, kanë nevojë për vlerësimin maksimal dhe për seriozitet. Nuk mund të lësh pikë me këto skuadra kur lufton për Superioren. Tani shohim me optimizëm përpara dhe mendoj se do të jemi në elitë në fund të këtij sezoni.

 ?? ?? Sabien Lilaj, mesfushori 34-vjeçar i Dinamos
Sabien Lilaj, mesfushori 34-vjeçar i Dinamos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania