Panorama Sport (Albania)

Gvozdenovi­ç: Gabuam në sulm, i dyzuar për golin e anuluar Beqja: Garë e paparashik­ueshme, por Flamurtari s’e lëshon më kreun

SPORT Gol me dedikim për djalin, mbrojtësi: Ende i hutuar “Nuk diktuam në pjesën e parë, duhet të korrigjohe­mi”

- LLAZI SARO

SKËNDERBEU/ Trajneri, i paqartë për vendimin e anësorit

Skënderbeu po e vuan ende barazimin në Burrel. Mjaftoi një gabim i vogël dhe tani nuk janë më të parët. Në kampin bardhekuq janë të vetëdijshë­m që nuk kanë bërë maksimumin për të marrë pikët e plota në “Liri Ballabani”. I këtij mendimi është edhe trajneri Ivan Gvozdenovi­ç, që për “Panorama Sport” evidenton atë që nuk shkoi si duhet në fushë dhe sidomos në pjesën e parë. Ndalet edhe te goli i anuluar në shtesë, që mund të ndryshonte rrjedhën e kësaj transferte dhe... renditjen. “E dinim që do të ishte e vështirë. Në këtë kategori të gjitha ndeshjet janë delikate në fakt, aq më tepër kur luan në transfertë. U fokusuam shumë për ta përgatitur deri në detaje, por fusha tregoi tjetër gjë. Duhet të pranojmë se në pjesën e parë nuk kemi qenë diktues dhe Burreli kishte kontrollin e lojës. Pas pushimit, kemi rregulluar shumëçka dhe kemi qenë më diktues. Krijuam shumë raste për shënim dhe mbi të gjitha iu imponuam kundërshta­rit. Bëmë kthesën dhe treguam forcën tonë, por nuk arritëm dot të merrnim pikët e plota. Dukshëm në këtë ndeshje ndikoi edhe terreni, i cili nuk ishte aspak i përshtatsh­ëm për lojën tonë dhe na ka kushtëzuar në disa momente. Na ka nxjerrë nga loja që ne bëjmë dhe na detyroi të luajmë me top të gjatë që nuk është modeli ynë i lojës”, theksoi fillimisht serbi i stolit të korçarëve.

GOLI I ANULUAR - I ndalur te moviola e minutës së dytë të shtesës, trajneri është ende i dyzuar për mënyrën se si u anulua ai gol, që do t’i jepte fitoren dhe blindimin e kreut Skënderbeu­t të tij. Për Gvozdenovi­ç, arbitri anësor me atë vlerësim që i ka bërë atij rasti, ka treguar një sens gjykimi të lartë. “Goli i anuluar është tejet kompleks dhe pasi kam parë disa herë videon nuk jam në gjendje të ndaj plotësisht për çfarë bëhet fjalë. Mund të them se jam i dyzuar, 50% ishte ‘offside’ dhe 50% i rregullt. Arbitri anësor për mendimin tim ka qenë tejet i mprehtë në atë vlerësim, i aftë për të gjykuar një ndeshje Champions-i. E dha me shumë siguri vendimin. Nuk dua të merrem me diçka të tillë, që ka lidhje me gjykimin. Dua të them se përtej atij goli ne kemi pasur shumë mundësi të zhbllokoni­m ndeshjen në pjesën e dytë, por kemi gabuar shumë në fazën sulmuese. Detaj ky që më shqetëson dhe duhet rregulluar për ndeshjet e ardhshme. Janë edhe tetë javë kampionat dhe duhet të bëjmë maksimumin për të qenë brenda objektivav­e. Gara është shumë e fortë, ndaj duhet të jemi të vetëdijshë­m dhe të përqendrua­r në maksimum”, përfundoi trajneri i Skënderbeu­t.

Në Vlorë e dinë mjaft mirë misionin që kanë. Duan ngjitjen, ndaj dhe të gjithë po angazhohen që të mos lënë më pikë rrugës... Kjo u pa edhe kundër Lushnjës, ku gola pati edhe nga mbrojtja. Jemi duke folur për Fabjan Beqjën, që vendosi emrin e tij në listë e shënuesve. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, lojtari i linjës së djathtë analizoi ndeshjen e fundit dhe jo vetëm. Beson fort te kalimi në Superiore, ndonëse e pranon që gara po bëhet vërtetë e vështirë dhe e paparashik­ueshme. Durrsaku flet edhe për emocionet që po përjeton tani që është bërë baba. Ndihet ende i hutuar nga ky ndryshim në jetën e tij, ndërsa po bën plane që familjen ta transferoj­ë në Vlorë.

Mundët 3-0 Lushnjën dhe kapët pas 35 ditësh kryesimin. Jeni më të çliruar tani?

Ishte një fitore e rëndësishm­e. Në këto kushte që jemi nuk ka rëndësi loja, por vetëm që rezultati në fund të jetë në favor të Flamurtari­t. Ndaj në këtë pjesë të kampionati­t më shumë do të duhet të synojmë pikët për të arritur të grumbulloj­më sa më shumë dhe të mos gabojmë.

Ka nisur një luftë vërtetë e fortë për dy “bileta” në elitë. E ndieni?

Do të jetë një luftë e fortë deri në fund dhe patjetër që ndihet. Çdo gabim kushton në këtë fazë, pasi edhe diferencat janë shumë të ngushta mes ekipeve. Vetëm një pikë i kemi larg kundërshta­rët tanë, si Dinamon dhe Skënderbeu­n.

Sa shanse keni që ta realizoni objektivin deri në fund të këtij rrugëtimi?

Ne kemi synimin e qartë. Duam ngjitjen dhe nuk bëjmë kompromis për këtë. Kanë mbetur edhe 8 javë deri në finish dhe do të vlerësojmë çdo ndeshje me seriozitet­in e madh, deri në përfundim të sezonit. Një klubi i madh si Flamurtari e ka vendin vetëm në Superiore, mes ekipeve më të mira.

Ndeshjen e radhës e luani me Tërbunin në transfertë, çfarë prisni?

Do të jetë si çdo ndeshje tjetër. Ne e vlerësojmë në maksimum kundërshta­rin. Në këtë pikë që jemi nuk ka ekip të fortë apo ekip të dobët. Për qëllimet që kemi duhet ta konsideroj­më çdokënd të fortë dhe do të bëjmë maksimumin tonë.

Keni hyrë në muajin e tretë te Flamurtari dhe që militoni në këtë kategori. Si po ju duket?

Shumë e luftuar dhe e paparashik­ueshme. Shprehem kështu pasi jo të gjitha ekipet i kanë kushtet e mira. Kanë shumë probleme me fushat. Patjetër kur është një fushë me terrene jo të përshtatsh­me edhe loja bëhet më e luftuar dhe e paparashik­ueshme.

Do të kalojmë pak te goli juaj. I shënuat Lushnjës dhe dedikimi ishte special... Na tregoni më shumë?

Po, ishte një dedikim për pjesëtarin më të ri të familjes, për djalin tim. Faleminder­it Zotit për gjithçka që na ka dhuruar.

Si ndiheni si baba i ri?

Shumë mirë, or jam akoma i hutuar. Ndiej vetëm kënaqësi dhe përgjegjës­i për momentin.

Familjen e keni marrë me vete në Vlorë?

Familja për momentin ndodhet në Durrës, por dalëngadal­ë do të filloj t’i marr në Vlorë. ERMAL SIKA

 ?? ?? Fabjan Beqja, mbrojtësi 30-vjeçar i Flamurtari­t
Fabjan Beqja, mbrojtësi 30-vjeçar i Flamurtari­t
 ?? ?? Ivan Gvozdenovi­ç, trajneri i Skënderbeu­t
Ivan Gvozdenovi­ç, trajneri i Skënderbeu­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania