Panorama Sport (Albania)

Prestige mundet nga Vila L, por kreu mbetet i blinduar

SPORT Ndalesa e parë pas 12 fitoreve radhazi në SLA

-

Pas 12 fitoreve radhazi, Prestige ka bërë ndalesën e parë sezonale në Sunday League, teksa dje është mundur me rezultatin 2-4 nga Vila L në ndeshjen e javës së 13-të të Grupit A. Një takim i luftuar nga të dyja kampet, por në fund festa shkoi për Vilën L. Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga trajneri Eldiano Topi mbetet në vend të parë në grup.

NDESHJA – Ashtu sikurse edhe parashikoh­ej, sfida e zhvilluar në fushën “Skënder Halili” nisi me agresivite­t dhe luftë të fortë sportive. Ekuilibrat në fushë do të prisheshin në minutën e 19-të, me Prestige që gjen avantazhin. Gjithçka nis nga një vertikaliz­im i bukur i Hysenbelli­ut, i cili gjen në thellësi Ademin. Ky i fundit bën një kontroll fantastik të topit dhe nga një pozicion diagonal godet saktë me të djathtën duke zhbllokuar shifrat. Por vetëm pak çaste më vonë Vila L rikthen baraspeshë­n. Gjyqtari shikon një shtyrje në zonë dhe akordon penallti, të cilën e kthen në gol Gjinaj. Megjithatë, Prestige reagon shpejt, teksa në të 27-ën, pas një harkimi nga këndorja të Shinit, Ademi kërcen mbi të gjithë dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë, duke kaluar në epërsi 2-1 skuadrën Prestige. Me këto shifra mbyllet edhe pjesa e parë e sfidës. Në të 43-ën pas një zbritjeje të shpejtë, Gjinaj finalizon fluturimth­i, duke iu kundërpërg­jigjur dopietës së Ademit për të fiksuar rezultatin 2-2. Në të 47-ën, Vila L përmbys në 2-3, teksa Gjinaj ekzekuton bukur një faull, fillimisht Cara bën mrekullinë duke fluturuar në trekëndësh, por Mersini tregohet më i shpejtë dhe e dërgon sferën në rrjetë. Prestige nis ofensivën në kërkim të golit, duke sulmuar më shumë dhe për rrjedhojë lë shumë hapësirë në prapavijë. Vila L përfiton dhe me anë të një kundërsulm­i në çastet e fundit realizon edhe golin e katërt. Kjo ishte fitorja e gjashtë në kampionat për Vilën L, që regjistron gjithashtu edhe shtatë barazime dhe një humbje. Ndërkohë, Prestige pas një ecurie të jashtëzako­nshme, regjistron ndalesën e parë sezonale në kompeticio­nin e futbollit me 9 lojtarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania