Panorama Sport (Albania)

Start shokues për Ferrarin, ja 3 pikat ku synohet kthesa

Në Maranelo shpresojnë te shpejtësia, pilotët dhe zhvillimi

- ARTIN LLESHAJ

FORMULA 1/ Red Bulli mbetet tjetër kategori, por...

Të nisësh sezonin me problemet për shpe jtësinë në garë, për degradimin e gomave dhe për besueshmër­inë e makinës, është ndoshta skenari më i keq që mund ti ndodhte Ferrarit, të cilin ndoshta askush në Maranelo nuk e priste. Një start shokues për “kokëkuqen”, e cila e përfundoi garën e parë me Sharl Lëklerkun të tërhequr pas problemeve teknike dhe me Karlos Sainzin në vend të katërt, ndërsa superfuqia Red Bull tremb dhe jo pak. Por te Ferrari sigurisht që nuk mund të dorëzohen, aq më tepër që është zhvilluar vetëm gara e parë sezonale dhe përpara i pret një kampionat i gjatë. Përtej pjesës negative të debutimit, skuadra nga Maranelo ka tre pika ku shpreson kthesën.

SHPEJTËSIA - Garat e ardhshme do të japin përgjigjen, ndërkohë që Ferrari kërkon reagimin sa më parë. Po, por duke u nisur nga çfarë?

Pas kualifikue­se atmosfera te “Cavallino” ishte krejtësish­t e ndryshme. Është e vërtetë që garat nuk fitohen me “pole position”, ashtu sikurse u pa qartë edhe në vitin e kaluar, megjithatë tendenca e sezonit të kaluar duket se do të konfirmohe­t përsëri këtë vit. Në xhiron teke makina SF-23 mund të luajë kartat e saj kundër Red Bullit.

PILOTËT - Një arsye e dytë që mund t’i japë energji

Ferrarit është performanc­a e pilotëve. Në Bahrejn, Lëklerk dhe Sainz garuan mirë. Lëklerk ishte shumë i fortë në kualifikue­se, ashtu sikurse edhe në garë ku bëri një start të shkëlqyer duke kaluar Perezin, për të nisur ndjekjen ndaj Alonsos. Më pas monegasku u frenua nga problemi teknik në makinën e tij, pa të cilin podiumi ndoshta do të ishte i arritshëm. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Karlos Sainzin. Spanjolli ishte autori i një gare të qëndrueshm­e: vendi i katërt, duke marrë parasysh problemet e fundjavës.

ZHVILLIMI I MAKINËS - Dhe së fundi ka një faktor të tretë për të shpresuar, që ka të bëjë me zhvillimin e makinës. Ferrari sigurisht ka disa “xhetona” më shumë për të luajtur në sezon në krahasimin me Red Bullin, teksa këta të fundit do të shlyejnë këtë edicion penalizimi­n e marrë për tejkalimin e buxhetit në vitin 2021. Pra objektivi i Ferrarit është të rrisë performanc­ën e makinës në vijim të sezonit, duke shpresuar te kthesa për ta përmbysur hierarkinë ndaj një kundërshta­rëve shumë të fortë të Red Bullit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania