Panorama Sport (Albania)

Ten Hag, masakër Junajtidit në dhomën e zhveshjes

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, i ka bërë një dush të ftohtë skuadrës në dhomën e zhveshjes së "Anfield Road" pas humbjes më të thellë në histori kundër Liverpulit të dielën. Një burim i skuadrës tregoi për "The Sun", se tekniku holandez nuk ishte parë më i zemëruar pas poshtërimi­t të skuadrës në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm. "Ten Hag ishte shumë i zemëruar. Pas ndeshjes shkoi direkt në tunel dhe sapo lojtarët mbërritën në dhomën e zhveshjes ai i masakroi ata. Ai i shpjegoi se ai mund ta pranojë humbjen, por mënyra sesi ata luajtën ishte joprofesio­nale. Nuk shpëtoi askush. Por Ten Hag i tha të gjithëve, duke përfshirë edhe veten, se ata duhet të nxirrnin mësime nga kjo humbje dhe duhet të bënin shumë më mirë", tha një burim i klubit për tabloidin. Një ditë pas humbjes më të rëndë të karrierës së tij, Ten Hag mbërriti në orën 7 në qendrën stërvitore "Carrington" dhe pasi priti lojtarët të vinin në orën 9:00, ai vijoi analizën me tone të ashpra. Futbollist­ët e "Djajve" u panë të hynin të tensionuar në qendrën stërvitore. "Mendoj se luajtëm një pjesë të parë të mirë. Vetëm një gabim në organizim përpara pjesës së parë. Në pjesën e dytë thjesht nuk ishim ne. Nuk ishte standardi ynë. Nuk luajtëm si skuadër. Ishte joprofesio­nale. Pa dyshim që jam i zemëruar. Jam i befasuar, sepse kam parë gjatë javëve dhe muajve të fundit se kjo skuadër di ta marrë veten shpejt dhe ka mentalitet fitues. Por në të dytën nuk e patëm aspak këtë mentalitet. Nuk i qëndruam planit dhe nuk

bëmë punën tonë. Kemi treguar pas ndeshjeve kundër Brentfordi­t dhe Sitit që dimë të rikthehemi. Ky është një hap pas shumë i fortë dhe zhgënjyes dhe është i papranuesh­ëm. Jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar", tha trajneri holandez pas ndeshjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania