Panorama Sport (Albania)

Nagelsman sfidon Mbapenë: Të pret një zotëri si De Ligt

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bajern Mynih-psg do të jetë pa diskutim kryef jala e takimeve të kthimit në kuadrin e fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Bavarezët u treguan muskujt "Princërve" francezë, që në duelin e parë, ndonëse në pozitën e mysafirëve, aty ku Kingsli Koman i çkodoi sërish, pas atij goli të paharruesh­ëm në finalen e 2020-ës, e cila koincidon me trofeun e fundit të fituar nga Bajerni në arenën europiane. Është fakt se kampionët e Bundesligë­s nuk ndodhen në formë optimale, ose më saktë nuk po japin më të mirën, shembulli më i qartë vjen nga sfida e fundit. Shtutgarti, edhe pse jo në moment të mirë, arriti t'i vinte në vështirësi djemtë e Nagelsmani­t, e përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të rekordmenë­ve gjermanë. Gjithsesi, ky duel ka shërbyer si indicie pozitive në radhët e trajnerit, me protagonis­t Matajs de Ligt. Tekniku 35-vjeçar nuk do t'i ndalte fjalët plotë mjaltë kundrejt mbrojtësit "Tulipan", i cili nuk realizoi vetëm detyrat defensive, por gjeti edhe golin.

NAGELSMAN-"RRITJA e Matajs është e jashtëzako­nshme. Nëse do të gjeja një term të përshtatsh­ëm për ta përkufizua­r do të ishte "zotëri" mbi mënyrën e interpreti­mit të lojës në repartin e prapavijës. Ai djalosh shfaq siguri dhe besim jo vetëm në aftësitë poseduese, por edhe si lider i vërtetë. Pikërisht faktori që na nevojitet në një moment kaq delikat. Ajo se çfarë e dallon nga pjesa tjetër e linjës në fjalë është dëshira e pafundme për të goditur në kuadratin mik, ashtu si filozofia ime e lojës, sulm total. Goli ndaj Shtutgarti­t nuk ishte befasi, skema të tilla kanë rezultuar të suksesshme në manovrat e kryera nga De Ligt. Zelli dhe përpikëria fizike është bërë një me të, sidomos gjatë fazës së dytë të kampionati­t.

Përshtatja do kohën e vet dhe 23-vjeçari e ka kaluar atë etapë. Dueli ndaj PSGSË kërkon të njëjtën maturi nga çdo futbollist yni, sigurisht Matajs e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë", tha mes buzëqeshje­ve ishtrajner­i i Lajpcigut.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania