Panorama Sport (Albania)

Mbape i përgjigjet Julianit: Shënoj tripletë

-

“Ijashtëzak­onshëm", do të ishte termi i duhur për të përkufizua­r momentin që po përjeton Kilië Mbape në karrierën e tij. Titulli "golashënue­si" i Botërorit "Katar 2022", do të pasohej me një sërë rrjetash të tjera. Takimi i fundit ndaj Nantes do t'i jepte jetë një rekordi për 24-vjeçarin me klubin, shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me PSGNË, duke parakaluar Edison Kavanin (201 finalizime). Edhe pse Bajerni arriti ta nënshtront­e përpara tifozërisë së vet Parisin, aktivizimi i Mbapesë nga stoli dëshmoi se çfarë është i aftë të bëjë, shkatërrim­i i sistemit të mbrojtjes së gjermanëve, ndonëse të dyja rrjetat e francezit nuk ishin në pozicion të rregull. Gjithsesi, disfata e parë nuk ka ndikuar negativish­t në qëllimin e Kiliësë, shënimin e sa më shumë golave dhe avancimin përtej fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.

REKORDI-"LUAJ për të bërë historinë dhe gjithmonë e kam shprehur se dua ta realizoj në Francë, me klubin tim të zemrës, PSGNË. Ndjenjë e veçantë të jesh në krye në spektrin e golave në moshë kaq të re. E dashuroj gjithçka që mbart ky ekip dhe më motivon të jap më të mirën edhe në vazhdimësi. Qëllimi i skuadrës qëndron në një vijë me ambiciet e mia, triumfi në çdo kompeticio­n pjesëmarrë­s. Është koha të tregojmë se kush jemi", pohonte me nota të larta entuziazmi

nënkampion­i i botës.

Rivali-"dëshiroj të shënoj 3 apo më shumë gola në kuadratin e bavarezëve dhe të hipotekojm­ë çështjen 'kualifikim'. Të gjithë jemi koshientë se sa të fortë janë në fushën e vet, por kjo nuk nënkupton se është mision

i pamundur. Mjafton të shikojmë situata të caktuara, kur kemi vënë në shërbim gjithë potenciali­n tonë dhe kemi arritur të japim shfaqje të jashtëzako­nshme. Fitorja mbette pikë referimi në transfertë­n drejt Gjermanisë dhe jam i bindur se kemi për ta kaluar këtë pengesë, njëkohësis­ht edhe fazën me eliminim direkt, pavarësish­t shkallës së vështirësi­së", përfundoi lojtari me numër 7 në "Parc des Princes". Vlen të theksohet se Kilië në takimin e parë e kishte minutazhin të kufizuar si rezultat i problemeve fizike, ndërsa në këtë moment gjendja e tij është më e mirë se kurrë. Interesant­e do të jetë qasja pas përfundimi­t të duelit në fjalë, nëse Mbape kërkon të motivojë ekipin apo të justifikoj­ë dështimin me pretekstin e dhënies së një kënaqësie paraprake ndaj tifozëve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania