Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Interi shtëpia ime, Maldini dhe Ronaldo...

“Goli im shpëtoi nga vdekja një njeri, ja pse quhem ‘Traktori’”

- Përgatiti: NISLI GJINI

Episodet që

i shënjuan jetën, rrëfehet legjenda zikaltër

Fëmijëria, familja dhe njerëzit që kanë shënjuar karrierën e tij. Havier Zaneti ka rrëfyer për ‘Que Mola’ jetën e tij brenda dhe jashtë fushe, duke u ndalur në episodet më të veçanta të saj, nga një gol i tij që shpëtoi nga vdekja një njeri, “Traktori” si pseudonim dhe deri te këshillat për lojtarët e së ardhmes.

Një mbiemër për Havier Zanetin sot?

Le të themi se jam një drejtues me një vizion më të gjerë sesa si lojtar.

Fëmijëria në Argjentinë, çfarë mund të na thoni?

Kam kujtime të mrekullues­hme nga fëmijëria ime, të lidhura mbi të gjitha me pasionin tim, që është futbolli. Që fëmijë vrapoja pas topit dhe ëndërroja me miqtë e mi që një ditë të bëhesha profesioni­st. Nga lagjja ime kam marrë vlerat, të cilat më kanë shoqëruar gjatë karrierës sime.

Si arritët në sektorin e të rinjve të Independie­ntes?

Kam qenë tifoz që kur isha fëmijë dhe përmes një turneu në lagjen time, drejtuesit më panë dhe më morën.

Megjithatë, debutimi juaj si profesioni­st ishte kundër River Plejtit me fanellën e Banfildit?

Në fakt debutimin e kam bërë në divizionin e dytë dhe pastaj bëra debutimin ndaj River Plejtit. Më vonë erdhi thirrja e Interit që më befasoi, por ishte mundësia ime e madhe për të hyrë në skenën e madhe të futbollit dhe për të vendosur veten mes kampionëve të mëdhenj.

Në këtë transferim lindi miti i numrit 4…

Po, ishte fanella që kam veshur gjithmonë, ishte e lirë tek Interi dhe e mora sepse më pëlqeu. E kam mbajtur gjatë gjithë karrierës sime. Me këtë numër kam kaluar momente të paharruesh­me me Interin, që për mua do të thotë familje, dashuri. Është shtëpia ime.

E mbani mend ditën tuaj të parë tek Interi?

Sinqerisht nuk mund ta imagjinoja në atë moment që karriera ime do të zhvillohej e gjitha në këtë klub. E dija që po vija në një klub të madh e doja të lija gjurmë, e dija, ishte mundësia ime. Kapërcimi ishte shumë i madh, nga Banfildi tek Interi, por e dija se duhej të jepja gjithçka që kisha dhe të sillja shpirtin tim të Amerikës së Jugut për ta bërë Interin të vlerësonte cilësitë e mia.

Duke folur për Amerikën e Jugut, Interi duket se e ka në ADN-NË e tij.

Po, ka një traditë të Amerikës së Jugut. FC Internazio­nale edhe nga emri, do të thotë hapja e dyerve edhe për lojtarët joitalianë.

“Seanca e parë stërvitore, ka posedimin e topit. Kurrë nuk e humb atë, duket gjithmonë i lidhur me këmbën e tij. Që atë ditë mendova se do të bënte historinë me Interin”. A ju kujtohet kush i tha këto fjalë?

Po, kapiteni i asaj kohe,

Bepe Bergomi, një person që më ndihmoi shumë, më integroi menjëherë në realitetin e futbollit italian, më tregoi historinë e Interit. Së bashku me Xhaçinto Faketin ishin shumë të rëndësishë­m për mua në hapat e parë të mitë në këtë klub.

Nëse flasim për shpirtin argjentina­s. Çfarë keni për të thënë për Batistutën dhe Krespon?

Dy sulmues të mëdhenj, ndër më kryesorët në historinë e futbollit argjentina­s. Batistuta kishte një fuqi fizike të pabesueshm­e dhe shënonte në çdo mënyrë. Krespo

ishte shumë inteligjen­t brenda dhe jashtë zonës, largohej shumë mirë nga mbrojtja me lëvizje që e lejonin të gjendej gjithmonë aty gati për të shënuar.

Argjentina është kampione e botës, ju kërkoj tre emra për t’i vënë në krye. Më të mirët ndonjëherë.

Lionel Mesi, Diego Maradona dhe Mario Kempes, i cili ishte arkitekti i një rrugëtimi të jashtëzako­nshëm në 1978 që na bëri të fitojmë Botërorin e parë.

Si lindi pseudonimi juaj “Traktori”?

Ka lindur në Argjentinë,

nga një komentator që ma vuri këtë pseudonim sepse tha që kur nisesha me topin në këmbë, dukesha si një traktor që nuk e ndalonte askush. Kështu lindi pseudonimi.

Sa ju ka ndihmuar të stërvitesh­it gjithmonë, në një karrierë të gjatë në të cilën keni ndryshuar edhe rolin. Ju keni qenë edhe mesfushor…

Shumë. Stërvitja është gjëja më e rëndësishm­e, gjithmonë jam përpjekur ta bëj duke dhënë 100% sepse e dija që të dielën do të isha gati për një lojë të mrekullues­hme. Stërvitja sot më bën të ndihem

mirë përsëri, ashtu si kur luaja.

Goli juaj në kombëtare i shpëtoi jetën Marek Kopalsit.

Kjo ndodhi në Kupën e Botës ’98, ne po luanim kundër Anglisë. E mora vesh më vonë. Ai po shikonte ndeshjen në shtëpi dhe falë golit tim shkuam në kohë shtesë dhe më pas në penallti. Nëse ndeshja do të kishte përfunduar për 90 minuta dhe ai do të kishte dalë nga shtëpia menjëherë, ai do të kishte shpërthyer me makinën e tij ku ishte vendosur një bombë. Le të themi se goli

im e bëri atë të qëndronte në shtëpi dhe nuk e çoi në atë makinë.

Ju shmangët pa e ditur një vdekje. Një magji e vërtetë…

Po, nuk shpjegohet. Më pas më shkroi një letër plot emocione duke më falënderua­r. Kur ju thonë këto, kupton se deri ku shkon pasioni për futbollin. Pasioni e bëri të rrinte më gjatë në shtëpi, përtej 90 minutave.

Le të flasim për Ronaldo “Fenomenin”.

Për mua ai ishte një nga më të fortit me të cilin kisha mundësinë dhe nderin të lu

aja. Një lojtar i jashtëzako­nshëm në çdo kuptim. Erdhi nga Barcelona në periudhën e tij më të mirë dhe ishte fatal me ne. I shkatërron­te të gjithë. Në stërvitje ishte e vështirë ta ndalje, por edhe gjatë ndeshjes.

Anxhelilo ishte i rëndësishë­m për t’ju sjellë tek Interi…

Ai më pa dhe më identifiko­i si lojtar të duhur për Interin, do ta falënderoj gjithmonë. Falë tij, Macolës dhe Suarezit që më panë, arrita në këtë klub të madh. Anxhelilo është një legjendë, kapiten që ka lënë shenjën e tij tek Interi.

Çfarë do të thotë një foto juaja në kantier?

Babai im ishte murator, për një vit e ndihmova dhe ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime, aty kuptova shumë gjëra, sa shumë babai dhe nëna sakrifikua­n që mua dhe vëllait të mos na mungonte asgjë. Fillova të kuptoj vlerat e vërteta të jetës.

A është e vërtetë që keni rrezikuar të mos ishit përzgjedhu­r për shkak të fizikut tuaj?

Isha shumë i dobët, prandaj Independie­nte më la të shkoja duke thënë se nuk isha gati të luaja futboll në atë

kohë. E pranova vendimin e tyre, por nuk do ta mohoj këtë si tifoz që ishte një goditje për mua. Kam ëndërruar të debutoja me ta dhe pastaj kur u përballëm me Banfildin, drejtuesit e Independie­ntes vunë duart në kokë.

Flasim pak për Murinjon. Zhoze ka qenë i rëndësishë­m në karrierën time, por kemi një marrëdhëni­e që shkon përtej asaj profesiona­le, një marrëdhëni­e njerëzore që zgjat ende. Flasim, i dërgojmë mesazhe njëri-tjetrit. Ishte një lider i madh për atë grup.

Në himnin e “Pazza Inter”, fillimi është me komentin

e golit tuaj. Rast unik.

Argëtuese, ajo këngë e gjitha bashkë. Falënderoj Skarpinin për komentin shumë emocionues, u vendos që të niste himni kështu.

Le të flasim pak për Maldinin.

Me Paolon ka pasur gjithmonë një marrëdhëni­e të shkëlqyer dhe përtej rivaliteti­t, ka ekzistuar një respekt i madh që vazhdon edhe sot. Ai përfaqëson një nga lojtarët që të gjithë e respektojn­ë në botën e futbollit për mënyrën e tij të interpreti­mit të lojës.

Ju jeni dy kapitenë

shumë përfaqësue­s për derbin e Milanit.

Ne jemi përballur shumë herë me njëri-tjetrin, Paolo ishte një kundërshta­r shumë besnik dhe gjithmonë e kam vlerësuar për këtë.

Një këshillë për lojtarët e rinj.

Këshilla është shumë e thjeshtë, në të dyja rastet: mos ndaloni kurrë së ëndërruari. Ëndrrat mund të bëhen realitet, por për t’i realizuar ato duhet shumë punë, sakrifica dhe qëndrueshm­ëri, sepse do të ketë momente vështirësi­e për t’u përballur, nga të cilat del më i fortë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania