Panorama Sport (Albania)

De Laurentis: Dua Champions-in, Zhang si qen i rrahur

Presidenti i Napolit pa frena: Për festën e titullit, 2-3 milionë të ftuar

-

Napoli humbi në mënyrë të papritur ndaj Lacios së ish-trajnerit Mauricio Sarri, por presidenti Aurelio de Laurentis habit me analizën e tij, duke e quajtur të shëndetshm­e disfatën në “Maradona”, por në të njëjtën kohë thumbon keq edhe presidenti­n e Interit, Stiven Zhang. “Më në fund erdhi një humbje për ne, sepse po e shihja që në periudhën e fundit kishte mbetur vetëm që të uleshim përpara ekranit dhe na e falnin vetvetiu avantazhin. Na dukej sikur nuk kishim nevojë që të luanim, pasi javë pas jave na shtoheshin pikët nga ndjekësja më e afërt, kështu që disfata me Lacion jam i sigurt që do të na zgjojë. Sarri na zgjoi? Mauricio luajti me hile ndaj nesh, vendosi të heqë dorë

nga ideja e tij e futbollit sulmues, por vuri një tufë me mbrojtës përballë dy anësorëve tanë. Gjithsesi, nëse Kvaraskhel­ia nuk bënte atë m... gabimi dhe ia bënte gati topin Vesinos për të gjuajtur i qetë, nuk besoj se Lacio do të shënonte”. Ndërkohë, lidhur me objektivin tjetër sezonal, duke qenë se titullin tashmë e kanë në xhep, De Laurentis nënvizon: “Champions

apo titull? Të dyja, këtë uroj dhe besoj, por le ta themi me zë të ulët, për të mos i sjellë ters ekipit. Ka ende që mendojnë se nuk jam një tifoz i Napolit, por vërtet mendoni se po të ishte kështu, do të kisha qëndruar 19 vite në krye të këtij klubi?! Unë s’jam vetëm tifoz i ekipit të Napolit, por jam tifoz i qytetit të Napolit, pasi dua ta privilegjo­j imazhin e qytetit tonë

të bukur në të gjithë botën. Dhe pikërisht për këtë arsye dua që të fitoj jo vetëm titullin, por edhe Champions-in, pasi do të ishte një reklamë e shkëlqyer për qytetin tonë. A është gati festa e titullit? Nga trofeu i fundit kanë kaluar 33 vite, kështu që është normale që po përgatisim diçka të madhe. Po ju zbuloj vetëm se për festën e titullit tonë presim 2-3 milionë pjesëmarrë­s, - shprehet De Laurentis, i cili në fund e mbyll me një batutë jo shumë të bukur kundrejt homologut të ndjekëses më të afërt, presidenti­t të Interit. – Stiven Zhang? Shpesh e shikoj të interesuar dhe kur e shoh prezent në stadium e fal... Por sa herë e inkuadrojn­ë kamerat, ka fytyrën e një qeni të rrahur...”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania