Panorama Sport (Albania)

Vlahoviç ka harruar të shënojë, përplasen Prandeli dhe Kapelo

Çezare fajëson stilin e Juves, Fabio kritikon Dushanin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Bomberi serb në krizë goli, dy trajnerët japin zgjidhjet

Goli i fundit është ai i 16 shkurtit, në sfidën e “Allianz Stadium” kundër Nantës, për Ligën e Europës. Por pas asaj nate, terri ka mbuluar Dushan Vlahoviçin, i cili ka marrë vetëm nota negative për paraqitjet e tij dhe ka nisur të shqetësojë jo pak Juven. Në Torino sa vijnë e bëhen më të shumtë zërat edhe për një shitje të pamenduar deri pak kohë më parë, me shumë skuadra në radhë për të bërë të vetin. Por çfarë po ndodh realisht me 23vjeçarin e paguar 80 milionë

euro? Ku ka humbur? Ku çalon? Apo mos e ka fajin stili i lojës së Alegrit? Këto përgjigje, pro dhe kundër Dushanit, i analizojnë dy mjeshtër.

PRANDELI E MBRON - Çezare Prandeli ishte ai që e solli në Serinë A dhe e hodhi menjëherë mes turmës së

“ujqërve”, që kërkonin të kishin rolin e privilegju­ar të një 18vjeçari si Vlahoviç te Fiorentina. “Më vjen keq kur lexoj kaq shumë mendime negative. Unë si trajner nisem nga mendimi që kur ke një futbollist me cilësitë realizuese të Vlahoviç, duhet ta kërkosh shumë, jo me periudha sporadike. Pastaj, nëse shohim konkretish­t Juven, kjo skuadër bën një mori me pasime, disa të kota, përpara se të çojnë një top të Vlahoviçi. Në disa raste të tjera sheh një bomber me cilësitë shpërthyes­e të Dushanit, që të bëjë punët e pista në mesfushë, të presë

topin derisa të ngrihen mesfushorë­t dhe anësorët, por kjo është një ide e gabuar, që e frenon shumë stilin e tij. Kështu që mendoj se problemi është stili i Juves. I vetmi shpëtim për Vlahoviçin në Torino quhet Kieza. Nëse ai rikthehet titullar dhe luajnë së bashku, Federiko do ta vlerësojë shumë edhe Vlahoviçin, pasi është altruist dhe kërkon gjithmonë pasimin e lehtë për gol”.

KAPELO E KRITIKON – Ndërkohë, ai që kundërshto­n Prandelin është ish-trajneri bardhezi, Fabio Kapelo, i cili sheh disa limite te talenti serb: “Vlahoviç? Juvja nuk luan në kundërsulm, nuk luan për të shfrytëzua­r hapësirat e mesfushës dhe mbrojtjeve rivale dhe kjo e vë në vështirësi. Pastaj, edhe Vlahoviç nuk është nga ata lojtarë që di të lëvizë shumë mirë në zonën e penalltisë. Nuk është një nga ata lojtarë që ta kuptojë kur topi do të niset drejt tij dhe t’i vjedhë kohën mbrojtësit, qoftë edhe në goditjet standarde. Gjithashtu, është ndoshta më elegant në prekjen e topit, por kurrsesi nuk ka forcën dhe atë ligësinë që sheh tek Ibra apo Xheko, kur i duhet të kontrolloj­në një top në zonë dhe të kthehen ta godasin. Këto janë disa limite që duhet t’i korrigjojë, pasi sigurisht që cilësi ka shumë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania