Panorama Sport (Albania)

Benaser: Shiriti një nder, trofetë normalitet i Milanit

“Në fund të çdo turneu, jemi gati për goditjen e madhe”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Algjeriani synon historinë, por ja si e harroi Barezin

Ismael Benaser është gati të marrë përsipër regjinë e Milanit në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Totenhemit. Sfida vlen për një biletë në çerekfinal­et e Champions-it dhe algjeriani duke gati. Të paktën nga aq sa tha në një intervistë për UEFA-N.

Më 5 tetor 2022 luajtët me shiritin e kapitenit. Jeni vetëm i katërti i huaj që ia dilni në Champions pas Kakasë, Shevçenkos dhe Sedorfit...

Padyshim një nder i madh dhe është kënaqësia që jep ky profesion për punën dhe sakrificat e kryera. Është edhe përgjegjës­i e madhe, sepse ka shumë domethënie për mua. Kur merr përsipër të mbash shiritin duhet të jesh shembull brenda dhe jashtë fushe.

Si e shpjegoni krizën e Milanit gjatë janarit?

Nuk jemi të përsosur dhe do të gabojmë përsëri në të ardhmen. Uroj që të gabojmë sa më pak, por edhe nëse rrëzohemi do të dimë të ringrihemi. Jemi Milani e duhet të tentojmë maksimumin, pavarësish­t vështirësi­ve.

Kampionati po rezulton shumë më i vështirë nga sa pritej.

Po, por nuk duhet harruar ku ishim tri vite më parë. Logjikisht Milani pretendon gjithmonë majat dhe synimi ynë është që të mbyllim kampionati­n mes katër të parave. Jemi në 1/8-at e Champions-it dhe dëshirojmë të shkojmë edhe më larg për të kënaqur të gjithë ambientin milanist. Punojmë si “maniakë” për detajet e nuk duam që ndaj Totenhemit t’i lëmë gjithçka rastësisë.

A ju mungon numri i preferuar në fanellë?

Nuk nevojitet numri për të kuptuar peshën e një klubi si Milani. Të jem i sinqertë nuk është se kisha shumë informacio­n për Barezin kur mbërrita te Milani. Sa për

numrin, ai është tërhequr, por kur mbërrita në skuadër nuk e dija e madje kërkova edhe falje për pretendimi­n tim. Unë jam krenar për ngjyrat që përfaqësoj dhe këtë e tregova duke rinovuar kontratën. Dua të jem pjesë e historisë kuqezi.

Sa i rëndësishë­m është Ibrahimovi­çi?

Nuk kisha rastisur kurrë me një koleg të tillë dhe jam shumë i lumtur që kam fatin të punoj krah tij. Ai pretendon maksimumin nga secili dhe është një përbërës thelbësor i sukseseve tona. Unë

shkoj shumë mirë me të dhe nuk e lejoj të bëjë shaka me mua sepse jam një tip që nuk flas shumë. Ibra është shumë njeri i mirë dhe nuk i kursen këshillat për askënd. Jam krenar që ndaj të njëjtën dhomë zhveshjeje me një kampion si ai.

A mund të arrijë ky Milan deri në fund të Champions-it?

Jemi në një turne dhe nuk duam të dalim bosh. Edhe pse e dimë se do të jetë shumë e vështirë, asgjë nuk është e pamundur. Tani kemi shumë lojtarë që po rikuperohe­n pak nga pak nga lëndimet. Shpresojmë të shmangim dëmtime të tjera dhe të arrijmë nivele edhe më të larta. Është diçka e madhe, me siguri, por nuk ka asgjë shumë të madhe për atë që bëjmë. Të tillë objektiva duhet të jenë normalitet për ne.

 ?? ?? Ismael Benaser, 25 vjeç
Ismael Benaser, 25 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania