Panorama Sport (Albania)

Përdhunoi shqiptaren, Brazili do të zbatojë dënimin për Robinjon

Autoritete­t gjyqësore braziliane, gati të burgosin ish-sulmuesin e Milanit

-

Një vit më parë, Gjykata e shkallës së tretë të Milanos ka konfirmuar dënimin me 9 vite burg për ish-sulmuesin brazilian, Robinjo. Në vitin 2013, bashkë me miqtë e tij ai përdhunoi një shtetase shqiptare 23vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangieje të përgjegjës­isë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë. Sipas mediave italiane, prokuroria e Milanos ka qenë vazhdimish­t në lëvizje për ekstradimi­n e ish-futbollist­it si dhe mikut të tij, Rikardo Falko, i dënuar për të njëjtin fakt të rëndë. Meqenëse Brazili nuk lejon që shtetasit e tij të ekstradohe­n, duke mos njohur marrëveshj­e të tilla, prokuroria pati lëshuar një kërkesë arresti ndërkombët­ar, në mënyrë që në momentin kur ata të largoheshi­n nga Brazili, të arrestohes­hin në shtete të tjera dhe të dërgoheshi­n në Itali për të vuajtur këtë dënim.

Sipas rindërtimi­t të ngjarjes, Robinjo dhe Falko, bashkë me katër persona të tjerë që nuk janë identifiku­ar, kanë takuar shtetasen shqiptare në një lokal gjatë një feste ditëlindje­je. Futbollist­i, pasi kishte dërguar në shtëpi bashkëshor­ten, ishte kthyer dhe i kishte për Robinjon në Itali me fanellën e Milanit. Për të, 144 ndeshje dhe 32 gola në të gjitha kompeticio­net. Ndërkohë, edhe dy trofe (një kampionat dhe një Superkupë Italie.)

ofruar asaj pije alkoolike derisa kishte humbur ndjenjat e më pas të gjithë e kishin përdhunuar. Lidhur me situatën, mund të ndërhyjë qeveria braziliane, e cila mund të miratojë zbatimin e dënimit në fjalë në një vend të Amerikës Latine. kërkon të punësojë një gazetar/e për web-in. Kandidatët preferohen me eksperienc­ë pune. Duhet të kenë njohuri të mira për sportin vendës dhe të huaj!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania