Panorama Sport (Albania)

Bajrami hero, gol dhe imiton Dibalën

24-vjeçari zhyt Kremonezen: Kisha gabuar 2-3 gola të sigurt, më në fund këtë herë hyri

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Fantazisti shqiptar gjen perlën e parë me Sasuolon dhe jep fitoren në frymën e fundit

Nedim Bajrami ven dos që të bëjë men jëherë heroin në klubin e tij të ri. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë vendosi ndeshjen kundër Kremonezes me një gol në minutën e 92-të, e cila i dha tri pikët jeshilzinj­ve, pasi kishin hedhur në erë dopioavant­azhin fillestar përballë skuadrës që mbyll renditjen e Serisë A. Gjithsesi, fantazisti i ardhur në merkaton e dimrit nga Empoli çon në festë të gjithë tifozët e tij të rinj, duke shënuar në frymën e fundit, pas një asisti të Lorin, ndërsa Bajrami goditi fluturimth­i brenda zonës dhe ngriu shifrat finale në 2-0. Dhe të mendosh që Nedimi kishte zbritur në fushën e lojës vetëm në minutën e 68të, por ky ishte një mesazh i qartë se talenti i tij kërkon më shumë hapësirë. Dhe për ta bërë më të bukur golin, përveçse për të fituar edhe faqet e para deri në Romë, Bajrami e festoi atë duke imituar Dibalën (bëri maskën e gladiatorë­ve). Dhe një ogur më të mirë për 24-vjeçarin në këtë 2023-sh nuk mund të kishte, aq më tepër në pritje të eliminator­eve për “Euro 2024”.

FLET BAJRAMI – Pas takimit, pasi meritoi edhe çmimin e “Njeriut të ndeshjes”, Nedim Bajrami tregoi edhe emocionet e golit të parë si lojtar i Sasuolos. Ishte një gol vërtetë i rëndësishë­m, pasi kishim bërë një ndeshje të madhe, por në dy momente shpërqendr­imi u dënuam rëndë. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që të vazhdojmë kështu, pasi pësuam dy gola, por reagimi ishte prej skuadre të madhe. Goli i parë? Mendoj se duhej të vinte, pasi në ndeshjet e kaluara kisha humbur 2-3 raste të pastra për gol dhe mendoj se ky ishte goli i shpagimit. Dhe mbi të gjitha, tani shpresoj që topi të hyjë edhe më shpesh në rrjetë. Meritoj më shumë minuta? Realisht jam në një formë të mirë, por mbi të gjitha u ndjeva menjëherë shumë mirë sapo zbarkova te Sasuolo. Prandaj, le të mos shohim renditjen dhe të grumbulloj­më sa më shumë pikë që të jetë e mundur”, përfundoi Bajrami.

 ?? ??
 ?? ?? Festa e Bajramit pas golit në Sasuolo-kremoneze 3-2
Festa e Bajramit pas golit në Sasuolo-kremoneze 3-2
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania