Panorama Sport (Albania)

“Një tjetër trofe me Milanin, Totenhemin do ta mundim”

-

Fikajo Tomori ka qenë i përzgjedhu­ri i UEFA-S për intervistë­n e zakonshme që një lojtar nga klubet e pranishme në 1/8at e Champions-it jep për portalin zyrtar të qeverisë së futbollit. Milani, por jo vetëm, në përgjigjet e anglezit që nesër së bashku me shokët e tij do të tentojë zbarkimin në çerekfinal­et e tur- neut më të madh europian.

Cila ka qenë ndeshja e parë që keni ndjekur në stadium?

Ka qenë një ndeshje e Çelsit. U mahnita pas Drogbasë, të cilin deri asokohe e kisha para vetëm në televizor. Sidoqoftë, idhulli im ka qenë Tieri Henri, të cilin vijoj ta imitoj për mënyrën se si i mbante getat e lojës.

Do të luani ndeshjen e kthimit në Champions. A ju kujtohet debutimi në këtë turne?

Patjetër që po. Ka qenë ndaj Valencias në sezonin 2019-‘20 kur luaja te Çelsi. Ishte një ëndërr që realizohej dhe e gjithë ajo ditë më duket sikur zgjati vetëm disa sekonda.

Po goli i parë në Champions, ju kujtohet?

Në “San Siro” luhen shumë ndeshje nga turne të ndryshëm, por Champions-i sikur e ndriçon më fort stadiumin. Kur tifozët këndojnë më ngjethen mishtë. E kujtoj me shumë emocion golin tim kundër Liverpulit me fanellën e Milanit. Ai ka qenë gëzimi i parë personal. U lumturova shumë, sepse isha mësuar të shihja të tjerët duke shënuar, por kur e bën vetë është diçka krejt tjetër. Çfarë dallimi ka mes futbollit anglez dhe atij italian?

Kur mbërrita në Itali, më duhej të mendoja më shumë për stilin tim të lojës. Në Itali është më e rëndësishm­e të kuptosh se ku të pozicionoh­esh në lidhje me topin, si ta pasosh atë. Është më specifike dhe varet nga lëvizjet e ekipit. Është ndryshe nga Anglia, ku ndonjëherë luan me instinkt. Cilat janë objektivat tuaj personalë me Milanin?

Ëndrra ime në jetë, edhe nëse mund të duket banale, është të mos kem pengje në pleqëri. Dua të jem në gjendje të them se bëra gjithçka që munda dhe si duhet,

se isha vetvetja. Nëse kam fituar një milion trofe ose “vetëm” titullin, do të jem në gjendje të them se jam i kënaqur. Natyrisht, ëndrra është të fitoj Champions, Kupë Bote dhe kampionate… Të gjithë trofetë e mundshme me Milanin, pasi jam këtu.

Çfarë do të përfaqëson­te për ju hovi cilësor në aspektin individual?

Që të jem efikas në të dyja zonat e rreptësisë e të jem sa më efikas me topin. Siç thotë im atë, gjithçka varet nga unë, ndaj do të punoj fort derisa të marr frytet. Mendësia ime e tillë është.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania