Panorama Sport (Albania)

9 pikë në 14 javë për titullin, Reali e ka mision të pamundur

E ka bërë Barcelona në sezonin 1998-1999, por...

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Madrilenët duhet të rishkruajn­ë librat e historisë

Fundjava që lamë pas i shkoi përshtat Bar celonës. Pasditen e së dielës, katalanasi­t mundën Valencian 1-0 në një takim të vuajtur. Skuadra e Ksavit fitoi falë një goli të Rafinjës, ndërkohë që iu desh të luante për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak pas daljes me të kuqe të Arauhos. Dhurata për Barcelonën do të vinte pak orë më vonë në mbrëmjen e së njëjtës ditë. Në Sevilje, Reali i Madridit ndalej nga Betisi në një barazim pa gola, që i dhuruan dhe dy pikë më shumë avantazh Barcelonës në garën për titullin në La Liga. Me 14 javë nga fundi i sezonit, diferenca mes dy rivalëve historikë është thelluar me 9 pikë në favor të skuadrës së Ksavit. Kjo e ka vendosur Realin e Madridit në një pozitë aspak të favorshme dhe përpara një misioni që në Spanjë tingëllon i pamundur. Me 14 javë nga fundi i sezonit, kurrë në historinë e La Ligas një skuadër nuk ka mundur të rikuperojë 9 pikë nga rivali dhe të shpallet kampion.

PRECEDENTI NË 1999ën – Siç e përmendëm më lart, këto nëntë pikë që ndajnë dy gjigantët spanjollë mes tyre nuk janë rikuperuar kurrë në La Liga me 14 ndeshje nga fundi i kampionati­t. E vetmja herë, kur një skuadër ka mundur të rikuperojë këtë disavantaz­h ka ndodhur në vitin 1999, ku protagonis­te ka qenë Barcelona. Bëhet fjalë për sezonin 1998-1999. Asokohe, Majorka kryesonte kampionati­n me 9 pikë pas 14 javësh. Por Barcelona e drejtuar nga Luis Vang Gal, me një fazë e më shumë në dispozicio­n (24 javë), e mbyllte sezonin e para, duke u shpallur kampione e Spanjës. Përmbysjet e tjera të mëdha ishin ato në sezonet 1991-1992 dhe 2003-2004, kur përkatësis­ht Barcelona dhe Reali i Madridit rikuperoni­n 8 pikë nga rivalët e tyre. Barcelona i rikuperont­e 8

pikët përballë Realit të Madridit, ndërsa Reali pak më vonë i rikuperont­e 8 pikët në garën përballë Valencias.

“EL CLÁSICO” NË “CAMP NOU” – Në situatën ku ndodhen dy skuadrat dhe në rast se nuk do të ketë ndonjë surprizë këtë fundjavë, momenti vendimtar do të jetë më 19 mars kur Reali t’i bëjë vizitë Barcelonës në “Camp Nou”. Për skuadrën e Ançelotit kjo do të jetë një finale e vërtetë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania