Panorama Sport (Albania)

Reali mbush 121 vjeç, një histori prej legjende

-

Reali i Madridit ka festuar dje datëlindje­n e tij numër 121. Më 6 mars 1902 u zgjodh në mënyrë zyrtare junta e parë drejtuese e klubit të futbollit të Realit të Madridit (Madrid Football Club). Që nga ajo datë lindi legjenda e Realit, që e feston përvjetori­n e tij të 121-të si kampion i Europës, kampion i Spanjës dhe kampion i botës në fuqi. Por me 9 pikë pas Barcelonës kryesuese pas barazimit të dielën në “Benito Vijamarin” kundër Betisit. Një histori 121vjeçare e mbushur me suksese të panumërta: 14 tituj kampion Europe (Champions), 8 Botërorë klubesh, 5 Superkupa Europe, 2 Kupa UEFA, 35 tituj në Spanjë (La Liga), 19 Kupa Mbreti, 12 Superkupa të Spanjës, 1 Kupë Lige, 2 Kupa Latine dhe 2 Kupa të Vogla Botërore... Po kështu Reali ka nderin të jetë i përzgjedhu­r nga FIFA si klubi më i mirë i shekullit XX. Këtu po i referohemi futbollit. Por Reali i Madridit është dhe basketboll­i, ku edhe aty nuk mungojnë sukseset: 36 tituj në Spanjë dhe 9 Superkupa në këtë vend. Këtyre trofeve u shtohen dhe 10 Kupa Europe, 28 Kupa Mbreti, 5 Kupa Interkonti­nentale, 4 Kupa Kupash, 1 Kupë Koraç, 1 Kupë ULEB dhe një Kupë Latine. “SANTIAGO BERNABEU”, IKONA - Një tjetër motiv krenarie për Realin e Madridit është dhe stadiumi “Santiago Bernabeu”, që është në transformi­m e sipër për t’u kthyer në një ikonë avangarde. Por, klubi i bardhë është i përfshirë edhe në projekte me karakter humanitar e kulturor nëpërmjet “Fondacioni­t Real Madrid”, që operon prej 25 vitesh.

EMRI DHE FANELLAT E BARDHA – Reali ka marrë emrin aktual me një dekret të veçantë mbretëror të 29 qershorit 1920, 18 vjet pas themelimit të tij. Mediat kanë publikuar dhe kartën e nënshkruar nga Madhëria e tij mbreti i Spanjës, Alfonsi XIII, që i dha titullin “Real” këtij klubi. Me ndërrimin e emrit, “Madrid Football Club” nisi të quhej “Real Madrid Football Klub”. Ky nuk ishte modifikimi i vetëm që pësoi klubi, pasi mbretëria spanjolle i lejoi Realit të vendoste në stemën e tij edhe kurorën mbretërore. Sa për fanellën e bardhë që mban Reali, klubi madrilen u josh nga klubi londinez “Corinthian”, që vishej tërësisht me të bardhë, që argëtoi botën e futbollit në fundshekul­lin e XIX dhe fillimshek­ullin e XX. Stili i këtij klubi joshi themeltarë­t e Realit të Madridit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania