Panorama Sport (Albania)

Bylykbashi: Partizani e dominoi totalisht derbin

- DENIS LALA

Dorian Bylykbashi, ishkapiten­i i Partizanit, është i bindur se të kuqtë e merituan plotësisht suksesin në derbi. Në një intervistë për "Panorama TV", ai ka theksuar se ekipi i Kolelës bëri gjithçka mirë. Ai lëshoi një thumbim në distancë ndaj trajnerit të bardhebluv­e, Orges Shehi, i cili deklaroi pas sfidës se të kuqtë kishin triumfuar falë episodeve, pasi nuk kishin pasur raste para portës.

LOJA NË DERBI "Ndeshja ishte një nga më të bukurat e kohëve të fundit. Në fushë dhe në tribuna, në të dyja rastet, të kuqtë dolën fitimtarë. Partizani e kishte përgatitur në mënyrë perfekte ndeshjen. E kam thënë edhe më parë që Partizani duhet të mbështetet më së shumti te grupi, pasi nuk ka kualitete të veçanta".

DOMINIMI - "Të gjithë e panë shumë mirë. Ishte një rezultat i pastër 2-0. Humbëm një penallti dhe Matondo goditi shtyllën. Nuk e di ku bazohen disa që thonë se Partizani shkoi shumë pak në portën e Partizanit. Nuk e di çfarë duhet të bëjnë më shumë lojtarët e të kuqve. Unë mendoj se e supermerit­uan djemtë dje fitoren, kanë bërë një ndeshje fantastike. Partizani nuk e la Tiranën në asnjë moment të mbërrinte në nivelin që bardheblut­ë donin të shkonin. Në çdo moment të kuqtë ishin më mirë se Tirana në ndeshjen e djeshme. Tirana ka shumë kualitete, por ishte shumë e mefshtë në rastet që u mundua të krijonte. Ekipi kryesues nuk gjuan vetëm një herë në portë. Rasti i vetëm i Tiranës ishte goli i anuluar dhe pritja që bëri Rexhepi. Në momentin e penalltisë së anuluar isha i bindur se vendimi do të kthehej. Sepse nuk kishte logjikë. Pas VAR-IT gjithçka shkoi në vendin e vet".

MBA- "Edhe dje Mba ishte lojtari që mbajti ekipin përpara, kontrolloi topin, priti që të vinin shokët. Për mendimin tim ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Goli padyshim që i shtoi besimin në vete, sepse sulmuesit goli ia jep këto bonuse. Hadroj dhe Matondo gjithashtu dje kanë bërë një nga ndeshjet e tyre më të mira".

GARA PËR TITULL "Pas kësaj ndeshjeje sërish diferenca nuk ka. Janë shumë pikë që ndajnë vendin e parë me atë të shtatë. Është kampionat i ngjeshur, të gjithë kanë bërë gabime. Shpresoj që Partizani të mos bëjë më gabime dhe të ecë i sigurt drejt titullit. Tirana dhe Vllaznia janë aty-aty me Partizanin dhe mendoj se këto tri ekipe do të vazhdojnë deri në fund luftën për titullin".

KOLELA - "Nuk e di arsyen që e ka çuar Kolelën deri në atë pikë, por duke parë ndeshjen e djeshme mendoj se çdo gjë është shuar. Ne gjithnjë flasim nga jashtë, sepse për të ditur problemet e një klubi duhet të jesh brenda stafit. Ne nga jashtë japim mendimet tona. Unë them se Partizani ka një ekip dhe trajner të mirë. Është përgatitja e trajnerit që e çon atë në ato nivele. Partizani ka pasur shumë oshilacion­e. Sepse këta janë lojtarët, nuk ndryshuan nga ndeshja me Vllazninë te kjo me Tiranën".

FISHEKZJAR­RËT - "Ndeshja luhet për atë tifozëri aq të zjarrtë. Sigurisht që ata kanë gabimet e tyre, por imagjinoje­ni një derbi me stadium bosh. Kemi parë edhe ndeshje në Milano, në çdo vend që të ndodhin situata të ngjashme, pasi ajo është kënaqësia e tyre më e madhe. Ndoshta tymueset në atë sasi aq të madhe duhet të ndalohen, por edhe nuk mund t'ua heqim dot kënaqësinë. Është si një thikë me dy presa. Tifozët për tymueset dhe pankartat vijnë në stadium".

FANTAZISTI - "Partizanit në këto momente fantazisti i mungon. E kam thënë disa herë se kam shumë besim te Hoti. Është lojtar me shumë bagazh, por nuk e di përse ai nuk po jep atë që unë mendoj se ai e ka. Pasimin, lëvizjen apo teknikën. Mund t'i ketë humbur besimi, nuk e di, diku çalon. Por Partizani ka shumë lojtarë teknikë në organikë".

OBJEKTIVI - "Partizani mund të fitojë titullin. I ka të gjitha shanset, ka gjithçka vetë në dorë. Nëse ata i marrin ndeshjet e veta, nuk kanë përse të mos shpallen kampionë", tha Bylykbashi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania