Panorama Sport (Albania)

Sakatohet Tirana, Patrik dhe Najdovski mungojnë

- OLSI AVDIAJ

Tirana, e sakatuar para sfidës me Laçin. Ndeshja derbi me Partizanin e humbur 2-0 në fushën e të kuqve ka goditur rëndë bardheblut­ë. Duke mos llogaritur Kristal Abazajn e dëmtuar prej kohësh, bardheblut­ë humbasin dy titullarë të tjerë. Bëhet fjalë për Filip Najdovskin dhe Patrik. Për të parin, trajneri Orges Shehi e ka të sigurt që nuk do të jetë në fushë me kurbinasit. Mbrojtësi dhe kapiteni i bardhebluv­e u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën me Partizanin dhe kështu plotëson numrin katër të kartonëve të verdhë. Kapiteni nuk do të jetë në takimin me Laçin, duke e parë sfidën nga tribuna. Një humbje e madhe për bardheblut­ë, që nuk kanë lojtarin më të rëndësishë­m në repartin e mbrojtjes.

PATRIK

Një tjetër problem për Tiranën është edhe fakti që në sfidën me Laçin zor se luan braziliani Patrik. Sulmuesi u dëmtua në sfidën me Partizanin dhe ai la fushën para kohe. Edhe pas ndeshjes, futbollist­i është parë duke çaluar dhe analizat e para nuk janë të mira. Ai ka një goditje në kavilje, por vetëm të shtunën do të shihet nëse braziliani do të jetë në fushën e lojës apo jo. Nëse edhe braziliani mungon në sfidën me Laçin atëherë Tirana është në krizë të madhe për lojtarë, sepse dy futbollist­ë nga formacioni

i parë do të mungojnë në këtë takim. FORMACIONI

Me mungesën e Patrikut dhe Najdovskit, Shehi duhet të mendojë të ndryshojë formacioni­n. Kështu, është e sigurt që do të kthehet te skema me katër mbrojtës,

ndërsa në sulm duhet të mendojë për një zgjidhje. Me shumë mundësi do të luajë Toshevski, ndërsa Haxhiu do të spostohet në sulm në krahun e majtë. Me një të rënë të lapsit, Tirana do të luajë me Bekajn në portë, më pas me Toshevskin, Behiratçen,

Lulajn e Përgjonin. Në mesfushë, Aleksi, Deliu dhe Lushkja, ndërsa në sulm, Nikqi, Hasani dhe Haxhiu. Një skuadër kjo e fortë, por që duhet të kthehet te fitorja, pasi në dy sfidat e fundit ka marrë zero pikë në kampionat.

 ?? ?? Momenti kur shënohet goli i parë në derbin e së hënës
Momenti kur shënohet goli i parë në derbin e së hënës
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania