Panorama Sport (Albania)

Zmijani: Diçka nuk shkon, por Balaj të mos... nxehet

“Trajneri s’u gjen vendin lojtarëve, ose ata nuk i përgjigjen”

- ADMIR URUÇI

VLLAZNIA/ Legjenda shkodrane: Partizani, jo

i frikshëm

“Mjeshtri i madh”, Hysen Zmijani, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, i quan tërësisht të pakuptimta oshilacion­et që Vllaznia shfaq nga ndeshja në ndeshje. Sipas tij, ndryshimet nga njëra ndeshje te tjetra, e bërë kjo në një hark kohor shumë të shkurtër, tregojnë qartë se tek ekipi shkodran gjërat nuk shkojnë siç duhet. Ai mbetet i mendimit që Vllaznia është një ndër ekipet me përbërjen më të mirë, madje ish-mbrojtësi vlerëson skuadrën shkodrane më shumë sesa Partizanin, që udhëheq edhe kampionati­n. Zmijani gjithashtu flet edhe për punën që po bën sulmuesi Bekim Balaj, por mungesën e golit ai nuk e shikon vetëm te loja e sulmuesit.

Si ju është dukur Vllaznia në ndeshjet e fundit?

Tri ndeshje në një hark kohor shumë të shkurtër që nuk kanë asnjë lidhje njëra me tjetrën. Pavarësish­t se e fillojmë shumë mirë me gol në Durrës, sërish ekipi nuk arrin të tregojë më të mirën dhe la shumë për të dëshiruar në lojë. Ekipi vinte pas një rezultati shumë të mirë dhe një loje që mund të them se ishte e mirë ndaj Partizanit dhe sërish u kthye te një lojë, e c ila nuk kishte lidhje me atë të disa ditëve më parë. Po ashtu edhe humbja ndaj Kastriotit, pa treguar asgjë në Shkodër, pra këtu ka diçka që nuk shkon. A është trajneri që s’u gjen vendin lojtarëve, a janë ata që nuk i përgjigjen trajnerit, kjo mbetet për t’u parë.

Jeni shprehur shumë herë se Vllaznia është ekipi me kontingjen­tin më të mirë në Superiore, ende i këtij mendimi jeni?

Po, është e vërtetë dhe vijoj që të jem i këtij mendimi. Vllaznia ka shumë elementë cilësorë dhe ka një grup të kompletuar. Por siç e thashë ka gjëra që nuk shkojnë siç duhet.

Vllaznia afroi në janar Bekim Balajn, i cili ende nuk ka gjetur golin e parë, ju si e shihni?

Balaj mund të them me plot gojën se është një nga sulmuesit më luftarakë të Superiores. Ai i ka dhënë një impuls tjetër ekipit, mosgjetja e golit nga ana e tij nuk duhet që të kërkohet ndoshta tërësisht te Balaj, por edhe tek ajo se sa e furnizon ekipi atë me topa. Ndoshta duhet që të punohet më shumë në këtë drejtim. Prapë, përveç asaj që po jep

Balaj me luftimet e tij, duhet të furnizohet më shumë me topa, gjë që për mendimin tim mungon në skuadrën e Vllaznisë.

Mungesa e golit mesa duket po e acaron edhe vetë Balajn?

Po, e pashë që kishte pakënaqësi në momentin e ndërrimit, por ai është profesioni­st dhe duhet ta kuptojmë se është ky trajner që beson te Balaj dhe është ky që e mendon edhe atë lëvizje. Pra, nuk ka pse të nxehet në këtë drejtim.

Në fundjavë përballë Partizanit, si e shikoni këtë përballje?

Mund të them se Vllaznia luan më mirë ndaj këtyre skuadrave sesa ndaj atyre që janë më poshtë saj në tabelën e klasifikim­it. Por unë do të thoja që Vllaznia pavarësish­t se është në atë pozicion dhe Partizani është në vendin e parë, qëndron shumë më lart sesa kjo skuadër. Madje unë do të thoja pavarësish­t asaj fitoreje që mori në derbi ndaj Tiranës, Partizani nuk e ka atë ekip që pati para largimit të atyre lojtarëve jashtë. Nëse themi për Vllazninë që ka oshilacion­e, për Partizanin mund të them

se ka një rënie të theksuar. Unë nuk e shikoj Partizanin si një skuadër të frikshme.

A mund të hapet gara për titull me një fitore të Vllaznisë?

Një gjë e tillë është krejt normale. Me tri pikë të fituara ndaj Partizanit, Vllaznia e hap titullin pavarësish­t se ndeshje ka shumë. Vllaznia në këtë fundjavë duhet që të kërkojë vetëm një rezultat që është fitorja. Skuadra duhet që të nxjerrë më të mirën nga vetja. Unë e shikoj si në përbërje, siç e thashë, por edhe në lojë, Vllazninë më lart sesa Partizani.

A mendoni se Vllaznia mund të luftojë në dy fronte, si në kampionat edhe në Kupë?

Normalisht që po. I ka të gjitha mundësitë, ka gjithë organiken për të kërkuar në dy fronte. Por kjo do të varet nga ajo që djemtë do të japin në fushën e lojës dhe sa do t’i përgjigjen asaj që kërkon trajneri.

 ?? ?? Hysen Zmijani, legjenda e futbollit shkodran gjatë një miqësoreje veteranësh
Hysen Zmijani, legjenda e futbollit shkodran gjatë një miqësoreje veteranësh
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania