Panorama Sport (Albania)

Vila: Teuta nuk e ul ritmin, jo më kot kryesojmë në fazën e tretë

Lorenco: Lamë dy pikë me Vllazninë, më vjen inat për rastet

-

Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim me Vllazninë në Durrës, edhe pse dominoi në këtë takim. Teksa bregdetarë­t po përgatiten për ndeshjen e së premtes me Kastriotin, Lorenco Vila në një prononcim për “Panorama Sport”, u shpreh disi i zhgënjyer për pikët e lëna me shkodranët. Vila flet edhe për rastet që shpërdoroi, por gjithsesi ky barazim nuk e demoralizo­n Teutën, pasi loja e mirë që po zhvillon ekipi i jep atij shpresë për vazhdimësi­në, që do ta kërkojë që në duelin me krutanët.

Zhvilluat një ndeshje të mirë me Vllazninë, edhe pse nuk shënuat, ju vjen keq që Teuta nuk doli me tri pikë nga ai takim? Edhe pse rezultati përfundimt­ar nuk ishte i drejtë në raport me lojën e zhvilluar, për shpirtin e garës dhe mentalitet­in që ekipi shfaqi në fushë, sërish meritojmë fjalë të mira. Kundërshta­ri mori më shumë nga ç’meritonte, por ne jo më kot jemi kryesuesit e fazës së tretë. Jam i keqardhur për rastet që më erdhën dhe nuk shënova dot gol, por i kompletuar do të isha vetëm nëse do të kishim marrë fitoren. Mendoj se meritonim më shumë në këtë përballje.

Sa punë do t’i bënin këto dy pikë Teutës?

Keqardhje. Dy pikë të lëna në këto momente, na prishën punë, pasi duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Përballë një kundërshta­ri direkt si Vllaznia është e kuptueshme që duhet të fitonim. Por më jep shpresë loja e mirë që po bëjmë dhe dominimi ndaj kundërshta­rëve. Gjithsesi, nuk jemi të demoralizu­ar

aspak.

Vila është kthyer në një “xhol” për ekipin, e keni të lehtë të përshtaten­i?

Unë duhet të jap më të mirën time aty ku më kërkohet. Nuk është aspak e lehtë që të përshtates­h me pozicione të ndryshme. Megjithatë, kur stafi ka besim tek unë, atëherë më del detyrë të bëj më të mirën për të justifikua­r atë pozicion që më ngarkohet.

Të premten do të luani përballë Kastriotit. Si janë shanset për të marrë tri pikë?

Kastriotin e njohim dhe do ta analizojmë lojën që bën, por do të nxjerrim edhe gabimet tona. I njohim mirë pikat e tyre të forta. Ata kanë në përbërje lojtarë me eksperienc­ë. Por, ne synojmë ta fitojmë këtë takim. Ne do të futemi në fushë për të fituar, por sa do t’ia dalim, kjo mbetet për t’u parë në fushën e lojës. Aty do të shihet cili është ekipi më i mirë. Do të bëjmë maksimumin që t’i marrim pikët e plota në këtë takim. Kjo është shumë e rëndësishm­e për ne.

Vendi ku ndodheni në klasifikim nuk është aspak komod. Sa shanse ka Teuta që t’i largohet rrezikut?

Unë jam i bindur se Teuta ka forca ta lërë pas vendin në të cilin ndodhet deri në fund të sezonit. Duhet që të mos ulim ritmin dhe të shikojmë përpara e të besojmë deri në fund. Pas gjithë ndeshjeve që kemi zhvilluar në Kupë e kampionat, kemi konstatuar që kemi mundësi të bëjmë mirë. Gjithsesi, shpresojmë që të vijojmë me këtë formë dhe të arrijmë atë që kërkojmë. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania