Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SKUADRAVE

-

PARTIZANI 8 – Të humbësh në Shkodër 3-1 dhe pas pesë ditësh të fitosh derbin ndaj Tiranës 2-0, duhet të kesh forcë karakteri për të reaguar, ashtu siç i takon një klubi të madh që synon titullin kampion. Të kuqtë ishin thuajse perfektë në duelin me rivalin e përjetshëm. Kristian Mba, sulmuesi që u ble për të zëvendësua­r Xhuliano Skukën, u zhbllokua pikërisht ndaj Tiranës, duke treguar cilësitë e një bomberi, që mbi të gjitha punon shumë për skuadrën edhe duke dhënë asiste. “Demat” kapën bardheblut­ë me pikë dhe tashmë kanë një bonus për vazhdimësi­në, pasi në ndeshjet direkte kanë fituar dy herë ndaj tyre.

KUKËSI 8 – Përmbysje e madhe në Laç. Ishte një fitore që vlen sa për 6 pikë, pasi parakalon kundërshta­rin në tabelë dhe lë poshtë vetes tri skuadra. Verilindor­ëve u duhet vazhdimësi tashmë dhe ndeshja me Bylisin në prag duket si një finale për t’u larguar nga zona e ftohtë.

EGNATIA 8 – Çfarë bingoje ka bërë klubi rrogozhina­s me sulmuesin Rafael Duamena? I vetëm mundi Kastriotin, me një dopietë që tregoi se ganezi është një bomber klasi dhe tek Egnatia mund të ëndërrojnë Europën. Rrogozhina­sit janë me meritë në vendin e tretë dhe po zhvillojnë tashmë një sezon që me siguri do të mbahet mend gjatë.

ERZENI 6 – Shijakasit nuk dorëzohen kurrë dhe këtë e tregojnë edhe në transfertë­n e Ballshit. Vuajnë shumë për të dalë me pikë, por ama nuk “vjedhin” asgjë, duke barazuar në fund me penalltinë e Kahrimanov­iç, i cili është i pagabueshë­m këtë kampionat nga pika e bardhë.

TEUTA 6 – Skuadra e Martinit krijoi aq shumë raste për të shënuar ndaj Vllaznisë, saqë në fund rezultati 1-1 duket si një humbje. Durrsakët kanë rritje të vazhdueshm­e dhe me këtë ecuri do të tentojnë Europën.

VLLAZNIA 5.5 – Luhatje të mëdha dhe për më tepër gabime në mbrojtje. Ekipi i Josës e ka shumë të vështirë të gjejë stabilitet në rezultate, pavarësish­t se një pikë në Durrës nuk mund të bëhet dramë. Megjithatë, Vllaznia nuk përfitoi aq sa do të dëshironte nga rezultati i derbit.

BYLISI 5 – Nuk di të “vrasë” ndeshjen ndaj Erzenit me golin e dytë dhe në fund e pëson nga një 11-metërsh. Dy pikë të lëna për ballshiotë­t në shtëpi, që mund t’i vuajë shumë në luftën për mbijetesë.

KASTRIOTI 4 – Bën një lojë të mirë në Rrogozhinë, por këtë herë tradhtohet nga mbrojtja, që lë shumë hapësira dhe pëson katër gola. Qëndrimi në elitë bëhet një mision shumë i vështirë për krutanët.

TIRANA 4 – Bardheblut­ë ishin larg pritshmëri­ve në të gjitha aspektet. Ndryshimi i skemës në derbi nuk rezultoi efikas dhe ekipi ishte shumë kaotik për mënyrën si e kërkoi rezultatin. Një humbje që djeg shumë në këtë moment...

LAÇI 4 – Faktori fushë nuk ekziston më në stadiumin ku edhe të merrje një pikë ishte luks deri pak vite më parë. Kurbinasit nuk njihen më dhe ndaj Kukësit pësuan humbjen e tretë radhazi në shtëpi, duke u futur në vorbullën e skuadrave që luftojnë për mbijetesë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania