Panorama Sport (Albania)

Gabime me shumicë, por sistemi VAR shpëton arbitrat

Penallti dhe gol i anuluar, derbi menaxhohet mirë

-

Këtë herë teknologji­a funksionon ashtu si... duhet

Java e 24-t prodhoi shumë raste për moviolë, me ga bime nga arbitrat në fushë, por që u shmangën pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Gjyqtarët e menaxhuan si duhet derbin Partizani-tirana, me kryesorin Juxhin Xhaja që tregoi autoritet në një ndeshje, e cila u ndërpre disa herë. Edhe asistentët, Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi, por gjithashtu Olsion Yzeiraj dhe Elvis Gjoka, të cilët ishin në VAR, e bënë mirë detyrën. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë.

PARTIZANI-TIRANA 2-0 Gjyqtarë: J.xhaja, D.myftari, N.bregasi (Tiranë);

VAR: O.yzeiraj (Patos) –

AVAR: E.gjoka (Lezhë);

40’ Da Silva rrëzohet në mesfushë pas ndërhyrjes së Najdovskit, por arbitri vijon lojën dhe më pas Aleksi shërben te Patrik në krahun e majtë brenda zonës. Në këtë moment, Hadroji i ndërhyn, duke larguar topin dhe me braziliani­n që rrëzohet, Xhaja akordon penallti për Tiranën. Më pas, kryesori sinjalizoh­et nga VAR-I dhe shkon të rishikojë pamjet. Xhaja kthen vendimin, duke anuluar penalltinë e Tiranës dhe duke e konsiderua­r të rregullt ndërhyrjen e Hadrojit. Mirëpo, aksioni ka nisur me faull për Da Silvën dhe arbitri mund ta kishte evituar këtë situatë.

44’ Sulmuesi i Partizanit, Mba, godet në fytyrë mbrojtësin e Tiranës, Lulaj, në përpjekje për të mbrojtur topin. Arbitri Xhaja nuk e sheh rastin, ndërsa sulmuesi meritonte karton të verdhë.

49’ Patrik godet tokazi me të djathtën nga hyrja e zonës, Rexhepi grushton topin e kthyer te Florent Hasani, që e dërgon në rrjetë. Anësori Nertil Bregasi ngre flamurin për pozicion jashtë loje. Pas dy minutash shqyrtim të rastit nga VAR, konfirmohe­t se vendimi i anësorit për anulimin e golit të Tiranës ka qenë i drejtë, pasi Hasani ishte më i avancuar se lojtari i fundit i të kuqve.

62’ Rrapaj driblon në zonë Najdovskin, por pengohet nga ky i fundit. Xhaja akordon penallti për Partizanin. Vendim i drejtë i kryesorit, që i ndodhur afër aksionit, nuk kishte nevojë për ndihmën e VAR-IT. Në këtë moment, arbitri ndëshkoi edhe me të verdhë lojtarin e Tiranës.

TEUTA-VLLAZNIA 1-1 Gjyqtarë: E.hamiti (Lezhë), D.rexha (Tiranë), R.çokaj (Lezhë); VAR: O.ferataj (Patos) -

AVAR: O.grabova (Fier);

Ndeshja mes Teutës dhe Vllaznisë u gjykua nga Eldorian Hamiti. Pati disa raste të dyshimta, teksa ndërhyrja e VAR-IT ka qenë vendimtare.

49’ Topi ngec në zonën shkodrane. Bulatoviç e largon keq dhe sfera përplaset te Boshnjaku. Teuta pretendon për prekje me dorë të mesfushori­t të Vllaznisë, por pamjet tregojnë se nuk ka ndodhur kështu. Pasi shqyrtohet nga VAR-I, loja vijon dhe s’ka penallti.

612 Gjinollari shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Geralb Smajlit, që mund të hynte rrezikshëm në zonë dhe të krijonte situatë të komplikuar. Lojtari i Teutës nuk tenton aspak topin dhe nëse ndëshkohej me të verdhë, do të kishte dalë automatiki­sht, pasi e kishte një karton tjetër. Në këtë

rast Hamiti fal Gjinollari­n.

67’ Kallaku tenton të futet në zonë dhe të godasë drejt portës, por në duel me Gurishtën, rrëzohet. Mbrojtësi i Vllaznisë kap topin me dorë, pa vërshëllye­r gjyqtari. Ky i fundit akordon penallti për Teutën pas këtij veprimi. Por, pas sinjalizim­it nga VAR-I dhe rishikimit të pamjeve, Hamiti anulon gjithçka. Pamjet filmike tregojnë se Kallaku ka shkaktuar faull ndaj Gurishtës dhe kjo e zhvlerëson prekjen me dorë të kapitenit të Vllaznisë. Vendimi fillestar i arbitrit ishte i gabuar. LAÇI-KUKËSI 1-2 Gjyqtarë: K.barjamaj,

A.koçiaj, Xh.mani (Tiranë); VAR: K.meta (Tiranë) - AVAR: I.myrtja (Shkodër);

Në takimin mes Laçit dhe Kukësit, i gjykuar nga Kreshnik Bajramaj i kolegjiumi­t të Tiranës, kishte vetëm një episod për moviolë.

69’ Një top i kthyer te Selmani nga mbrojtja kurbinase, bën që portieri të mos e largojë si duhet “sferën” dhe pas ndërhyrjes së Rashitit, është Gjelbrim Taipi që shënon. Rezultati shkon 1-3 dhe verilindor­ët festojnë, pasi edhe arbitri i ndodhur afër aksionit akordon gol të rregullt. Lojtarët e Laçit protestojn­ë te kryesori për faull ndaj portierit. Një minutë më pas, edhe pse ishte i mendimit që rasti ishte gol dhe jo faull, kryesori merr sinjalizim­in nga VAR-I dhe shkon ta shohë duelin Selmani-rashiti. Në fund goli anulohet dhe akordohet faull i sulmuesit për shtyrje ndaj Selmanit. Vendim i drejtë.

EGNATIA–KASTRIOTI 4-1

Gjyqtarë: O.ferataj (Patos), D.agaraj (Tiranë), D.kasa (Kavajë);

VAR: F.lata (Durrës) -

AVAR: M.qose (Lushnjë);

Arbitri Olsid Ferataj ka marrë vendime të drejta në Rrogozhinë, teksa 90 minutat patën vetëm dy episode të diskutuesh­me.

70’ Kartoni i dytë i verdhë i Kacbufit, që i kushtoi edhe daljen nga fusha, ishte i drejtë. Kryesori e ka cilësuar si faull të rrezikshëm të mbrojtësit të Egnatias ndaj Hasanit të Kastriotit. Pas dy të verdhëve, lojtari i rrogozhina­sve lë fushën e lojës.

73’ Hasani ul bukur një top në zonë dhe aty Malota e devijon me dorë. Nga pamjet shihet qartë prekja me dorë e mbrojtësit të Egnatias. Arbitri akordon penallti për Kastriotin, duke marrë vendim të drejtë.

BYLISI-ERZENI 1-1 Gjyqtarë: D.maletaj (Tiranë), M.llukmani (Vlorë), R.muzhaqi (Elbasan);

VAR: K.prenga (Laç) -

AVAR: R.avdo (Tiranë);

Në Ballsh vendimet e kryesorit Dorian Maleta dhe ndihmësve të tij kanë qenë të drejta, ndërsa janë konfirmuar edhe nga VAR-I.

84’ Momenti i penalltisë është rasti i parë për moviolë. Alan godet fluturimth­i dhe topi përplaset në dorën e Lajthisë. Akordohet penallti dhe pamjet tregojnë se topi ndalet nga dora e lojtarit të Bylisit, i cili as vetë nuk proteston.

111’ Maçolli i Bylisit dhe Troplini i Erzenit përfshihen në një zënkë, duke goditur njëritjetr­in. Të dy ndëshkohen direkt me karton të kuq.

 ?? ?? Arbitrat dhe kapitenët para derbit Partizani-tirana 2-0
Arbitrat dhe kapitenët para derbit Partizani-tirana 2-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania