Panorama Sport (Albania)

Stojku i kthehet Nikajt: Provokimet nuk i shkojnë me ne

“Kur mendon golavarazh­in, i quan të fituara 8 ndeshje”

- VLADIMIR MEMA

ELBASANI/ Akuzat për estradë, trajneri: Ku e pa?!

Kanë mbetur edhe tetë javë deri në përfundim të Kategorisë së Dytë, por gara midis Elbasanit dhe Pogradecit është ndezur në maksimum. Të dyja ekipet ndajnë kreun e klasifikim­it me nga 36 pikë dhe në një situatë të tillë, hyn në lojë golavarazh­i. Pas akuzave që hodhi Samuel Nikaj për verdheblut­ë, reagon Gentian Stojku. I habitur me pjesën e estradës, ai i cilëson deklaratat e homologut të tij si provokim. “Nuk e di ku e sheh ai zotëria (Nikaj) estradën, kur ne shkojmë edhe fitojmë minimalish­t në ndeshjet tona. Një trajner nuk mund të flasë me eufori dhe si tifoz. Këto provokime mund t’i bëjnë me dikë tjetër, sepse harrojnë që Elbasani ka një staf me ishfutboll­istë kampionë dhe me emër në futbollin shqiptar e një traditë mbi supe. Ndaj duhet kujdes kur flitet për një ekip serioz”, u shpreh fillimisht për “Panorama Sport”, numri një i stolit elbasanas.

KAMPIONATI - Në vijim të fjalës së tij, 48-vjeçari ndalet edhe te parashikim­et që po bëhen kaq herët. “Unë nuk e kuptoj dhe vërtet jam i habitur, kur kanë mbetur edhe tetë javë kampionat, ne tani të diskutojmë golavarazh­in. Sipas kësaj logjike, i bie që Pogradeci i fiton të gjitha ndeshjet deri në fund dhe tani po bëhen llogaritë me golavarazh­in. Nuk e shoh serioze. Ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe nuk mund të parashikoj unë se ç’do të ndodhë në fund

të sezonit. Për momentin jemi me pikë të barabarta, por në tetë ndeshje mund të gabojmë si ne ashtu edhe ata”, vijoi më tej tekniku elbasanas.

RIVALËT – Stojku nuk e kupton si llogariten të fituara ndeshjet e Pogradecit deri në fund, kur përballë do të ketë

ekipe me traditë dhe objektiva. “Harrojnë se përballë janë skuadra që kanë objektivat e tyre dhe që kanë traditë të madhe mbi supe, siç është Luftëtari, Butrinti, Labëria, Shkumbini etj. Pra, tetë javë para fundit kampi tjetër mendon golavarazh­in, kur mund të mos fitosh dot... Ne respektojm­ë çdo kundërshta­r dhe hyjmë në fushë për të marrë maksimumin, por duke menduar vetëm për të radhës, me synimin për të fituar dhe sezonin e ardhshëm të ngjitemi në Kategorinë e Parë”, përfundoi tekniku i Elbasanit.

 ?? ?? Gentian Stojku, trajneri i Elbasanit
Gentian Stojku, trajneri i Elbasanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania