Panorama Sport (Albania)

Ndubuisi: Kthesa na dha qetësi, nuk na duhet më loja e bukur

-

Apolonia mori një fitore të çmuar në garën e ethshme për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Akoma nuk ka vend për qetësi, por të paktën i janë larguar zonës së rënies. Ndubuisi Francis Eneh ishte “heroi” i fierakëve përballë Tërbunit. Mjaftoi ai gol me kokë në të 80ën minutë, që te bardhejesh­ilët të kthehej humori. Qendërmbro­jtësi u gëzohet pikëve, por qëndron me këmbë në tokë. Kujton që janë edhe 8 javë deri në finish dhe çdo gabim do t’u kushtonte shumë. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, nigeriani analizon gjithë rrugëtimin dhe luhatjet e ekipit deri në këtë fazë të garës.

Pas një pritjeje të stërzgjatu­r, erdhi fitorja e kthesës. Jeni më të çliruar?

Na kishte munguar fitorja, ndaj e dëshironim sa më parë rezultatin pozitiv. E morëm me përqendrim dhe vlerësim maksimal Tërbunin, jo vetëm se luanim ndaj një rivali direkt për mbijetesën, por edhe se dëshironim me ngulm fitoren e munguar. Ja që një gol na mjaftoi për të marrë pikët e plota ndaj pukjanëve, për të cilat kishim nevojë më shumë se kurrë. Në këto momente nuk na duhet aspak loja, por pikët që bëjnë diferencën e madhe në tabelën e renditjes.

Pas kësaj ndeshjeje, jeni ngjitur tri vende në tabelën e renditjes. Për çfarë ju shërbeu më shumë kjo fitore ndaj pukjanëve?

Të tregohem i sinqertë, kjo fitore na shton besimin dhe na rrit moralin për vazhdimësi­në. Para kësaj ndeshjeje, ishim disi të dërrmuar psikologji­kisht, çka na bënte të mos jepnim e merrnim maksimumin. Lamë disa pikë, për më tepër në shtëpi, që mund të na kushtojnë shumë në fund. Është gjë e mirë që fituam ndaj një rivali të fortë si Tërbuni, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Nuk bëmë asgjë të jashtëzako­nshme përveçse “detyrën e shtëpisë”. Kokën lart, punë shumë e sa më pak fjalë për të ndryshuar situatën tonë.

Arritët të shënonit golin e tretë sezonal me Apoloninë. I lumtur?

Sinqerisht pa modesti, por në mendjen dhe zemrën time është vetëm fitorja e Apolonisë. Morëm një fitore të rëndësishm­e, madje do ta cilësoja karakteri, që erdhi në vendin dhe kohën e duhur. Goli im sigurisht që ka vlerë, gjithashtu më shton motivimin sa herë që na jep pikët e plota. Më rëndësi ka Apolonia dhe suksesi i saj i radhës në kampionat.

Pasi dolët nga zona “play out”, mendoni se e kaluat të keqen?

E kemi një lloj qetësie, por nuk mund të them se jemi plotësisht të qetë. Kemi hyrë në fazën më delikate të kampionati­t, ku çdo skuadër sheh më nga afër arritjen e objektivit të saj, qoftë për të arritur “Abissnet Superiore”, qoftë zonën “play off”, ashtu edhe qëndrimin në këtë kategori. Renditja është më e ngjeshur se kurrë, prandaj duhet të jemi të përqendrua­r maksimalis­ht, të motivuar dhe tejet kërkues, fillimisht ndaj vetes, për të përmirësua­r ndjeshëm lojën tonë.

Kjo javë ju çon në kryeqytet, ku ju pret Dinamo. Si e parashikon­i?

Janë dy gjëra të ndryshme që duhen ndarë nga njëra-tjetra. Psikologji­kisht, fitorja na rrit moralin dhe na bën mirë si ekip pasi morëm rezultatin pozitiv pas disa javëve jo fort të lehta për ne. Por nuk ka vend për eufori, aq më tepër në këtë fazë të kampionati­t. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë. Loja fitohet në fushën e blertë, jo duke bërë parashikim­e për ndeshjen ndaj Dinamos në transfertë. HILMI SALIU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania