Panorama Sport (Albania)

Tri herë më lirë se në Shqipëri, ja leksioni i polakëve

Stërvitje në Tiranë, FSHF-JA do të ringjallë interesin

- KRISTI SEJATLLARI

Biletat, në Varshavë 51 euro më e shtrenjta

Na ndajnë më pak se njëzet ditë nga ndeshja e parë që Shqipëria do të luajë kundër Polonisë në transfertë, e vlefshme për kualifikue­set e kampionati­t europian, që do të zhvillohet në Gjermani në vitin 2024. Ditën e djeshme, FSHF-JA njoftoi se ka nisur shitja e biletave për këtë ndeshje, që do të luhet më 27 mars në orën 20:45. Për të ndjekur këtë takim nga afër në stadiumin “Narodovi” të Varshavës, një tifoz për biletën duhet të paguajë 38 euro. Ndërkohë duke hapur faqen e federatës polake dalin edhe çmimet që kjo federatë ka vendosur për tifozët e saj të ndara sipas kategorisë përkatëse të biletës. Ajo që bie në sy është se çmimet e biletave janë shumë herë më poshtë sesa çmimet që FSHF-JA vendos kur Kombëtarja luan në shtëpi, qoftë edhe në një ndeshje miqësore. Në ndeshjen kundër Polonië në tetor të 2021-shit, çmimet për të hyrë në “Air Albania” varionin nga një mijë lekë të reja deri në 18 mijë lekë të reja për kategoritë e para të biletave. Por çfarë ndodh kur në Poloni luan kombëtarja e tyre. Biletat e publikuara në faqen zyrtare të federatës

polake janë këto: kategoria e parë: 240 zllota ose 51 euro, kategoria e dytë: 180 zllota ose 38 euro dhe kategoria e tretë: 120 zllota ose 25 euro. Më tej ka edhe bileta me çmime 19 euro apo 12 euro, që është sektori familjar. Edhe pse stadiumi “Narodovi” në ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë kishte

rreth 38 mijë të pranishëm, sërish çmimet e caktuara, janë shumë herë më të ulëta sesa çmimet e biletave kur luan Shqipëria në “Air Albania”.

STËRVITJA NË TIRANËPAS shumë vitesh, skuadra përfaqësue­se do të rikthehet për t’u përgatitur në Tiranë, duke i zhvilluar seancat stërvitore në

kompleksin ku janë edhe zyrat e FSHF-SË, e quajtur “Shtëpia e Futbollit”. Kjo lëvizje, edhe pse nuk bëhet me ndonjë dëshirë të madhe nga FSHF-JA, duhet që ekipi të jetë sa më pranë qytetarëve të kryeqyteti­t për të ngjallur më shumë interesin dhe kjo kërkohet pas një ngujimi prej vitesh në Durrës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania