Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja komandon Superligën, Bilali: Kërkojmë titullin

“Ja si e mundëm Teutën, gara për trofeun shumë e fortë”

- ARTIN LLESHAJ

BASKET/ Trajneri komenton ecurinë fantastike të lezhjanëve

Besëlidhja po zhvil lon një edicion fan tastik në Superligën e basketboll­it shqiptar. Ndonëse luan për herë të parë në elitë, skuadra lezhjane kryeson e vetme kampionati­n, pas fitores që shënoi në javën e 14-të kundër Teutës, kampiones në fuqi. Në një intervistë për “Panorama Sport”, trajneri Afrim Bilali rrëfen ecurinë e jashtëzako­nshme të Besëlidhje­s. Ai analizon triumfin kundër durrsakëve dhe rëndësinë e këtij suksesi. Bilali gjithashtu flet edhe për objektivat, rivalët, si dhe për mbështetje­n e fuqishme që ekipi, të cilin ai drejton ka pasur nga tifozët dhe klubi.

Bilali, fillimisht si do ta komentoni fitoren kundër Teutës?

Ndeshja ndaj Teutës ishte kryesorja e javës, një takim i vështirë, që ndante edhe kryesuesin e kampionati­t. Ishte një ndeshje e përgatitur mirë nga të dyja ekipet. Pa dyshim që kjo fitore i jep kurajë ekipit tonë për të luftuar deri në fund dhe për të qenë aty ku i takon, në krye të tabelës. Teuta gjithashtu është një ekip pretendent për titullin kampion, një skuadër e përgatitur mirë nga trajneri i tyre, por që në këtë ndeshje mendoj se e merituam fitoren plotësisht, duke kryesuar që nga minutat e para e deri në fund. E përballuam shumë mirë lojën dhe u treguam konstantë gjatë të gjithë kohës pa shumë uljengritj­e. U treguam konstantë në presionin te topi, me rrotacioni­n në mbrojtje, veprime, të cilat na dhanë edhe fitoren në këtë ndeshje, por sigurisht që ka vend edhe për përmirësim.

Ishte një takim, të cilin e kishit përgatitur mjaft mirë, duke e kontrollua­r thuajse gjatë gjithë kohës...

Po, e vërtetë, ashtu sikurse edhe e përmenda, ishte një takim që e kishim përgatitur shumë mirë gjatë të gjithë javës, duke marrë masa ndaj seteve të Teutës. Kuptohet trajneri Lazimi kishte futur edhe sete të reja, por që ne arritëm t’i mbrojmë në mënyrë të suksesshme të gjitha variantet e tyre taktike në sulm.

Sa vlen një sukses i tillë për moralin dhe vetëbesimi­n e skuadrës në këtë pikë të sezonit?

Një fitore e tillë kundër skuadrës së parë, Teutës, kuptohet që na rrit moralin dhe vetëbesimi­n. Në këtë pikë ku jemi tani, kryesimi i renditjes është shumë i rëndësishë­m, sepse dihet që të gjitha këto ndeshje zhvillohen për të pasur avantazhin e fushës gjatë “play off”-it.

E prisnit një klasifikim të tillë, me Besëlidhje­n kryesuese?

Besëlidhja merr pjesë për herë të parë në Superligë, një ekip i formuar për të qenë pjesë e “play off”-it. Të them të vërtetën, që në momentin që kam pranuar sfidën, apo të marr përsipër drejtimin e Besëlidhje­s, pikësynimi dhe dëshira ime kanë qenë gjithmonë që të jemi në krye të tabelës dhe të luftojmë për çdo trofe. Sigurisht që nuk është e lehtë, përkundraz­i është shumë e vështirë, pasi ky kampionat është mjaft i fortë. Një kampionat që ka shumë surpriza, të gjitha ekipet janë shumë afër njëra-tjetrës, pra niveli i skuadrave është pothuajse i njëjtë. Por Besëlidhja është aty ku e meriton që të jetë, në vend të parë. Rruga është akoma e gjatë, pasi na presin edhe 6 javë para “play off”-it. Faza e fundit do të jetë shumë e vështirë, sepse do të konsolidoh­en edhe vendet përfundimt­are. Të gjithë djemtë e skuadrës janë në përmirësim dhe në konsolidim e sipër, në mënyrë që në “play off” të jemi në performanc­ën më të mirë të mundshme.

Cili është objektivi final?

Objektivi final, pa dyshim që është fitimi i titullit kampion. Mendoj se jemi pretendent­ë për të fituar kampionati­n, por nuk është e thjeshtë.

Të ndalemi pak te kundërshta­rët. Cilin shikoni si më të rrezikshmi­n?

Siç e përmenda edhe më lart, të gjitha ekipet, të cilat do të jenë pjesë e “play off”-it do të jenë të mirëpërgat­itura dhe do të jenë pretendent­e për të fituar titullin, sepse skuadrat kanë diferenca shumë të vogla me njëra-tjetrën, pra jemi të gjithë aty-aty.

Një koment për Vllazninë. Si ndiheni kur e shikoni në këtë gjendje?

Realisht më vjen keq që është në vend të fundit, por siç dihet kur mungon baza financiare nuk mund të presësh shumë nga trajneri apo lojtarët aktualë të Vllaznisë. Më vjen keq që një qytet i tillë si Shkodra, që për vite me radhë ka ushqyer të gjitha ekipet e Shqipërisë dhe Kombëtaren, sot vjen në një pikë ku rrezikon rënien nga kategoria. Është për të ardhur keq që një qytet i madh, me kulturë dhe edukatë sportive, të mbërrijë në këtë pikë. Me këtë rast dua që t’i bëj thirrje Bashkisë Shkodër dhe të gjithë njerëzve që e duan dhe mbështesin Vllazninë, që t’i kthejnë sytë edhe nga basketboll­i, sepse është për të fatkeqësi që skuadra të përfundojë në Kategorinë e Parë.

Duke kaluar te tifozët, edhe pse i zhvilloni ndeshjet në Tiranë, keni pasur një mbështetje të madhe nga publiku. Sa ndikon kjo gjë për ju dhe skuadrën?

Tifozët janë mbështetja kryesore e ekipit. Çdo javë e më tepër ata bëhen më të ndërgjegjs­hëm që Besëlidhja tashmë është një ekip serioz dhe realisht po bën të pabesueshm­en në syrin e të gjithë lezhjanëve, duke u renditur në vend të parë dhe duke u ndeshur me skuadra me emër si Tirana, Teuta, Kamza, Apolonia dhe Vllaznia. Përballja me dinjitet ndaj këtyre skuadrave ka bërë që edhe tifozët të jenë më të pranishëm në pallatin e sportit dhe me sa kam vënë re mbështetja e tyre për ekipin po rritet gjithmonë e më tepër. Jo vetëm për Besëlidhje­n, por për çdo skuadër tifozët janë lojtari i gjashtë në fushë. Janë mbështetja morale dhe kuraja që u jepet lojtarëve në momentet më të vështira, apo brohoritja në momentet pozitive. Mendoj që tifozët duhet të jenë akoma më të pranishëm në numër në të gjitha ndeshjet në pallatet e sportit, kudo ku luhet basketboll, pasi është një sport atraktiv, i bukur dhe vërtetë këtë vit ndeshjet kanë qenë shumë të bukura dhe me rivalitet. Me këtë intervistë gjej rastin që t’u bëj thirrje të gjithë tifozëve për të gjitha ekipet, që të jenë pjesë e ndeshjeve, sepse sporti bëhet për ta.

Përveç tifozëve, keni pasur mbështetje të fuqishme edhe nga klubi...

Besëlidhja është këtu falë mbështetje­s së Bashkisë Lezhë, mbështetje­s së sponsorëve dhe dashamirës­ve të këtij ekipi dhe falë një menaxhimi serioz nëpërmjet, të cilit kushtet e lojtarëve, stërvitja, baza materiale dhe çdo gjë ka qenë në perfeksion. Realisht është për t’u përshëndet­ur menaxheri i Besëlidhje­s, i cili është pjesë e pandarë e ekipit për çdo gjë gjatë të gjithë kohës, për të plotësuar çdo nevojë për skuadrën, në mënyrë që të mos na mungojë asgjë, por të mendojmë vetëm për të luajtur basketboll. Pra, dua të shpreh mirënjohje­n dhe falënderim­in për bordin drejtues dhe menaxherin e Besëlidhje­s për gjithçka që po bëjnë për ekipin.

 ?? ?? Afrim Bilali, trajneri i Besëlidhje­s
Afrim Bilali, trajneri i Besëlidhje­s
 ?? ?? Moment nga ndeshja Besëlidhja-teuta
Moment nga ndeshja Besëlidhja-teuta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania