Panorama Sport (Albania)

Bernarda Rreshpja dhe Hysenagoll­i, MVP-TË e javës

-

Basketboll­i shqiptar vijon normalisht me kalendarin e ndeshjeve të sezonit të rregullt, ndërsa pas çdo jave si gjithnjë FSHB ka shpallur edhe lojtarët e formacione­t më të mira duke iu referuar statistika­ve. FEMRAT - Në Kategorinë e Parë për femra, rendimenti­n më të lartë në javën e 13-të e kishte Bernarda Rreshpja, e cila shkëlqeu në fitoren e thellë që Vllaznia arriti kundër Barletit. Rreshpja shënoi tripletë dyshifrore me 20 pikë, 10 ribaunde dhe 11 asiste, duke regjistrua­r indeksin 43. Një tjetër lojtare kuqeblu, pjesë e formacioni­t të javës është edhe Anisa Borkrina, e cila realizoi 15 pikë, 7 ribaunde dhe 7 asiste. Në “top-5” ka vend edhe për dy lojtare të Partizanit, kapitenen Ornela

Lalaj me 12 pikë, 13 ribaunde dhe

7 asiste, si dhe Hanna Brych me

14 pikë, 10 ribaunde e 1 asist, të cilat rezultuan decizive në suksesin e të kuqeve në derbin kundër Studentit. Tek ekipi studentor spikati Marina Pëllumbi me 17 pikë, 13 ribaunde dhe 4 asiste, e cila plotëson pesëshen.

MESHKUJT – Ishte Endrit Hysenagoll­i i Tiranës lojtari më i mirë i javës së 14-të në Superligën e meshkujve. Gjiganti i bardhebluv­e mbylli një tjetër ndeshje me dopietë dyshifrore, duke u konfirmuar si një përbindësh i ribaundeve. Ai regjistroi 24 pikë, 15 ribaunde dhe

4 asiste në fitoren e thellë që Tirana mori në transfertë ndaj Vllaznisë. Në “top-5” bëjnë pjesë gjithashtu edhe dy bardheblu të tjerë, amerikani Jakobi Bonner me

28 pikë, 7 ribaunde dhe 12 asiste, si dhe Julian Hamati protagonis­t i

30 pikëve, 8 ribaundeve dhe 6 asisteve. Xander Bowers shkëlqeu në triumfin e Kamzës kundër Apolonisë duke realizuar

25 pikë, 15 ribaunde dhe 2 asiste.

Ndërsa formacioni më i mirë kompletohe­t nga Avery Sullivan i

Teutës, i cili regjistroi 27 pikë, 13 ribaunde dhe 1 asist kundër Besëlidhje­s, por pa mundur që t’u jepte fitoren durrsakëve.

K1 FEMRA BERNARDA RRESHPJA MVP (VLLAZNIA) ORNELA LALAJ (PARTIZANI) HANNA BRYCH (PARTIZANI)

MARINA PËLLUMBI (STUDENTI) (17 pikë, 13 ribaunde, 4 asiste)

ANISA BOKRINA (VLLAZNIA) (15 pikë, 7 ribaunde, 7 asiste)

SUPERLIGA ENDRIT HYSENAGOLL­I MVP (TIRANA) JAKOBI BONNER (TIRANA) JULIAN HAMATI (TIRANA) XANDER BOWERS (KAMZA) AVERY SULLIVAN (TEUTA)

MARSJAVA

7

PENZA – PRISHTINA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania