Panorama Sport (Albania)

Rilind Çelsi, përmbys Dortmundin

Benfika me “5 yje” ndaj Bryzhit, portugezët në çerekfinal­e me një fitore totale 7-0

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Sterling dhe Haverc kthejnë rezultatin e duelit të parë të 1/8-ave të Champions-it

Mbrëmja më e bukur e vitit 2023, por në të vërtetë e gjithë sezonit. Një fitore, që ndoshta mund të shënojë pikën e kthesës për një skuadër në situatë vështirësi­e të vazhdueshm­e. Por Çelsi ia doli: fitorja 2-0 kundër Borusias së Dortmundit anuloi humbjen 1-0 në ndeshjen e vajtjes dhe i mundësoi bluve të Londrës të fluturonin në çerekfinal­et e Ligës së Kampioneve. Është një triumf, i cili ka substancë në lojë dhe në dëshirën për të ngritur kokën. Për një mbrëmje, skuadra e Graham Poterit tregohet një skuadër e vërtetë dhe pa asnjë lëkundje për të bërë një tjetër turp këtë sezon. Presioni ishte i madh, i shtuar edhe prej vonesës së nisjes së ndeshjesh prej 10 minutash për shkak të bllokimi të tifozëve në trafik. Ai që rikthen barazpeshë­n në dopiosfidë­n është goli i Rahim Sterlingut në fund të pjesës së parë. Ndërsa ai që firmos biletën e kualifikim­it për anglezët është Kai Haverc me penallti (e përsëritur, ndërsa në tentativën e parë sulmuesi gjerman kishte goditur shtyllën). Një sukses i merituar nga ajo që u pa në fushë ndaj skuadrës së Bundesligë­s, përfshirë sulmin final të gjermanëve, por që kurrë nuk arritën të ishin në gjendje për të rihapur llogaritë. Poter thith oksigjen. Kalon me sukses dy ndeshjet e ultimatumi­t që pronari Tod Bohli i kishte vendosur për të shpëtuar stolin (fitoi kundër Lidsit në Premier

Ligë dhe dje përballë Dortmundit) dhe për momentin mund të qëndrojë i qetë. Borusia e Dortmundit largohet sigurisht me ndonjë keqardhje: sepse kundër një kundërshta­ri në kaq vështirësi, çerekfinal­et nuk ishin një mision i pamundur.

BENFIKA – Në ndeshjen e kthimit më të përcaktuar të 1/8-ave të Champions-it, Benfika, pas fitores 2-0 në Belgjikë, mund me një goleadë edhe në “Da Luz” të keqtrajtua­rit e Klub Bryzhit. Përfundon 5-1 me golat e Rafa Silvës, dopietën e Gonçalo Ramosit,

Zhoao Marios me penallti dhe David Neresit. Bileta e çerekfinal­eve nuk u vu kurrë në diskutim për skuadrën e Roxher Shmidit, spektakola­re në lojën ofensive. Aq sa, cilido kundërshta­r që do ta peshkojë në short, duhet të bëjë shumë kujdes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania